MENU
klinika

Negociatat sekrete

Egjipt-Katar-Gjermani, treshja që mund të zgjidhë konfliktin

13.10.2023 - 08:30

Për Izraelin, duket se nuk ka fund makthi. Forcat Tsahal kanë rrethuar Rripin e Gazës, duke vazhduar me bombardimet në funksion të një operacioni të mundshëm tokësor, i cili, nëse konfirmohet, mund të përfaqësojë një rrezik të jashtëzakonshëm për dhjetëra pengjet izraelitë të zënë rob nga Hamasi gjatë masakrës së 7 tetorit. Yaakov Peri, ish-shefi i ineteligjencës izraelite tha publikisht se do ta eliminojmë Hamasin me ose pa pengjet. Megjithatë, shpresa e fundit e raportuar nga gazeta Haaretz është hapja e një kanali të mundshëm komunikimi mes Gjermanisë dhe Katarit, një vend afër lëvizjes islamike.

Marrëveshja Gjermani-Katar

Në fakt, në Berlin është planifikuar një takim mes kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe emirit të Katarit Tamim bin Hamad al-Thani. Zyrtarisht do të ishte një takim biznesi i thirrur me qëllim zgjerimin e blerjeve të gazit nga vendi i Lindjes së Mesme, por ngjarjet në Izrael kanë shtuar një pikë tjetër në axhendën e dy liderëve: diskutimin e fatit të pengjeve. Gjatë një telefonate në të cilën ai shprehu solidaritetin e tij me kryeministrin Benjamin Netanyahun pak ditë më parë, kancelari ofroi të ndërmjetësonte për lirimin e të burgosurve. Gazeta e shtetit hebre nuk është në dijeni të përgjigjes së kryeministrit izraelit, por është e qartë se për Tel Avivin çdo përpjekje për të sjellë të gjallë në shtëpi burrat, gratë dhe fëmijët e robëruar nga Hamasi është e mirëpritur. Duke përjashtuar Iranin, media të ndryshme raportojnë se Katari dhe Egjipti janë të vetmet vende pranë lëvizjes islamike me marrëdhënie të mira me Perëndimin, që mund të jenë urë për negociata. Gjeografia është shpesh fat dhe Kajro përfaqëson një bashkëbisedues thelbësor për Hamasin, sepse kufizohet me Rripin e Gazës dhe është pjesërisht përgjegjës për sigurinë dhe ekonominë e tij. Kontrolli egjiptian i kalimit të Rafahut, kufiri përmes të cilit banorët e Rripit mund të shkojnë jashtë vendit ose të sjellin mallra, i jep regjimit të Abdel Fattah Al Sisitleva epërsi në një negocim të mundshëm.

Propozimi i SHBA

SHBA po diskuton hapjen e një korridori të sigurt kalimi për civilët në Rripin e Gazës me Izraelin dhe Egjiptin, tha të martën këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, raportojnë mediat e huaja. “Ne jemi të fokusuar në këtë çështje, janë duke u zhvilluar konsultime”, u shpreh Sullivan përpara gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. “Por detajet e kësaj janë diçka që po diskutohet midis agjencive operative dhe unë nuk dua të ndaj shumë nga kjo publikisht në këtë kohë,” shtoi më tej Sullivan. “Ne nuk synojmë qëllimisht civilët,” tha Sullivan për SHBA-në dhe Izraelin kur u pyet për viktimat civile në Gaza në konferencën për shtyp të së martës. “Ne po punojmë për të siguruar që operacionet tona ushtarake të kryhen në përputhje me sundimin e ligjit dhe ligjin e luftës”, shtoi ai.

“Bankomati” i Hamasit

Nga ana tjetër, Katari konsiderohet bankomati i Hamasit dhe paguan pagat e punonjësve publikë në territoret e administruara nga Hamasi që nga viti 2007, në të kaluarën shpeshherë e ka gjetur veten duke lehtësuar marrëveshjet me bashkëbisedues të ndryshëm. “Nuk do të ketë negociata me një organizatë terroriste”, është qëndrimi zyrtar i qeverisë izraelite. Në realitet, negociatat tashmë janë duke u zhvilluar për lirimin e rreth tridhjetë grave dhe fëmijëve palestinezë në duart izraelite për t’u shkëmbyer me një numër të papërcaktuar pengjesh. Politika e Tel Avivit është jotransigjente vetëm në letër, pasi ka demonstruar fleksibilitet më të madh në veçanti që nga vitet 1980. Në vitin 1985, shteti hebre liroi 1100 militantë për të sjellë në shtëpi tre ushtarë të mbajtur nga një fraksion palestinez në Liban. Në vitin 2004 liroi më shumë se 400 të burgosur në këmbim të një koloneli të rrëmbyer nga Hezbollahu. Ndërkohë, rruga drejt një rezultati pozitiv të negociatave duket me pengesa dhe Hamasi, pasi bëri të ditur se nuk është i interesuar për asnjë marrëveshje, kërcënon të ekzekutojë publikisht një peng civil izraelit për çdo bombardim të paparalajmëruar në shtëpitë e civilëve në Gaza.

Rusia aktivizon “Oreshkin”

Paralajmërimi ogurzi që vjen nga Ukraina!

Shefi i NATO-së takohet me Trump në Florida!

Çfarë diskutuan Mark Rutte dhe presidenti i zgjedhur i Amerikës

Analiza e DW: Si do të veprojë qeveria

A mund të arrestohet Benjamin Netanyahu në Gjermani?

Netanyahu “barazohet” me Putinin

E ardhmja e Izraelit varet “në fije të perit”

Çfarë dimë për raketën ruse ‘Oreshnik’!

Putin: Asnjë komb tjetër nuk ka armë si tonat

Dy sekretarë të tjerë mund të kenë fatin e Gaetz

Bie “ushtari” i parë i Trump, Prokurori i Përgjithshëm jep dorëheqjen