MENU
klinika

Sulmet ruse

Ukraina: Kemi rrëzuar 6 dronë gjatë natës në rajonin Cherkasy

01.10.2023 - 19:21

Forcat ajrore të Ukrainës njoftuan se kishin rrëzuar 16 nga rreth 30 dronë rusë gjatë natës në rajonin Cherkasy.

“Gjatë natës, armiku sulmoi masivisht me dronë rajonin tonë Cherkasy . Fatkeqësisht, u godit infrastruktura industriale në qytetin Uman”, tha guvernatori i rajonit Cherkasy, Ihor Taburets përmes një postimi në rrjetin Telegram.Në rajonin Zaporizhzhia të Ukrainës, një person u vra dhe një tjetër u plagos nga bombardimet ruse.

Ndërkohë, sipas raportit ditor të Ministrisë së Mbrojtjes të Britanisë mbi agresionin rus ndaj Ukrainës, dokumente sekrete të rrjedhura nga Ministria e Financave e Rusisë, “sugjerojnë” se Moska është e përgatitur të rrisë shumë shpenzimet e saj për mbrojtjen.

Sipas dokumenteve, buxheti i propozuar i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë për vitin 2024 është rreth 110 miliardë dollarë, një rritje prej 68 për qind krahasuar me vitin 2023.

Sipas ministrisë britanike, këto shifra sugjerojnë se Rusia “po përgatitet për shumë vite të tjera lufte në Ukrainë”.

"S’është histori parash, dinte një sekret për Naim Murselin"

Vrasja e Liridona Ademajt, gazetarja Lala ngre dyshimet

"12 zyrtarë socialistë kanë punë me SPAK"

Minxhozi: Përse nuk hidhet një hap procedural për Berishën?!

"Demoralizoi ata që besonin se me ikjen e Saliut do të riorganizohej opozita"

Argita fjalim në Kuvendin e Berishës, si e komenton analisti

Komiteti i Bernës thirrje qeverisë shqiptare

DW: Pezulloni ndërtimin e aeroportit të Vlorës