Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, është shprehur se Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë ka rëndësi të veçantë pasi mbahet për herë të parë në një vend të Ballkanit Perëndimor.
Ursula Von der Leyen tha për gazetarët, në ceremoninë e pritjes nga kryeministit nga Edi Rama, se “samiti përcjell një mesazh të fuqishëm se sa të përkushtuar jemi ndaj zgjerimit”.
“Është një samit shumë i veçantë, ky që mbahet sot. Është i 10-ti i Procesit të Berlinit, por për herë të mbahet në një vend të Ballkanit Perëndimor. Përcjell një mesazh të fuqishëm se sa të përkushtuar jemi ndaj zgjerimit. Kam prezantuar planin e rritjes, duam që tu japim qasje kompanive të Ballkanit Perëndimor në tregun e përbashkët europian. Por për këtë na duhen reforma në Ballkanin Perëndimor. Ata që kanë vullnetin të reformohen, të realizojnë tregun e përbashkët rajonal do të marrin një financim nga BE.
Është një stimul për ata që vërtet duan të ecin përpara dhe duan të përmirësojnë ekonominë. Dyert tona janë ta hapura, ndaj le të punojmë sot për këtë plan rritjeje”, tha Ursula Von der Leyen.