MENU
klinika

"Diamantet” e futbollit

Ylli më i çmuar është Haaland, vlen 196,1 mln euro, ndiqet nga Mbappe

20.10.2023 - 14:05

Në botën e futbollit çdo futbollist e ka një çmim. Për momentin lojtari më i çmuar konsiderohet Erling Haaland. Sipas “Football Benchmark”, sulmuesi i Man.City vlen 196,1 milionë euro.

Në këtë klasifikim, Haaland ndiqet nga Kylian Mbappe. Sulmuesi i PSG vlerësohet me 167,7 milionë euro.

Në podiumin e lojtarëve më të çmuar renditet futbollisti i Real Madrid, Vinicius Jr. Sulmuesi brazilian vlerësohet me 163,5 milionë euro. Në këtë listë, Vinicius Jr ndiqet nga Jude Bellingham me 153,9 milionë euro.

Në top 10 e lojtarëve më të çmuar pjesa më e madhe janë lojtarë të rinj, premtues, si Musiala, Gavi, Foden, Pedri etj. Lojtari i vetëm nga Serie A që është brenda 10 lojtarëve më të çmuar është Victor Osimhen i Napolit me 118,5 milionë euro.