Kuvendin e Shqipërisë zhvilloi sot një ceremoni me rastin e 25-vjetorit të themelimit të Kushtetutës.
Në mesazhin e saj, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla e vuri theksin tek reforma në drejtësi, duke thënë se tashmë miti i të paprekshmëve ka rënë, ndërsa kultura e paprekshmërisë po zëvendësohet me parimin askush mbi ligjin.
“Sot nuk ka asnjë dyshim se miti i të paprekshmëve po thyhet dhe kultura e paprekshmërisë po zëvendësohet me parimin askush mbi ligjin dhe askush nën ligjin.
Konsensusi i madh popullor për sistemin e ri të drejtësisë është një frymëzim për Kuvendin dhe një mbështetje e madhe për kushtetutën”, tha Nikolla.
Gjatë fjalës së saj Nikolla solli në vëmendje rëndësinë e zbatimit Kushtetutës. “Kuvendi nuk do të lejojë që të zgjedhurit të imponojnë vullnetin e tyre mbi të ata që i kanë zgjedhur. Para një dekade u përballëm me një sistem të korrupsionit, që ishte shndërruar në një gjyle të rëndë të antishtetit”, tha Nikolla.