MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A është aktiviteti fizik zgjidhje për uljen e yndyrnave?

07.11.2023 - 14:35

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: A është aktiviteti fizik një nga “çelësat e suksesit” për uljen e yndyrnave në gjak?

Mjeku: Po, kjo është e vërtetë. Aktiviteti fizik kontribuon në uljen e nivelit të triglicerideve, pasi parandalon akumulimin e depozitimeve të tyre në gjak. Përveç kësaj ndikon në mbajtjen nën kontroll të peshës trupore dhe ndihmon muskujt të diegin trigliceridet për të prodhuar energjinë e nevojshme për lëvizjen.

Veçse duhet të kihet parasysh që kjo duhet bërë në bazë të kushteve dhe mundësive klinike të gjithsecilit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.