“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Desha t’ju pyes në lidhje me pirjen e ilaçit. Që e vogël e kam pasur problem pirjen e tyre, kështu që çdo herë e bëj pluhur (e shtyp me lugë) dhe pastaj e pi. Tani kam ende të njëjtin zakon. Desha t’ju pyes, a është e dëmshme në këtë formë, a ndikon ilac pluhurkeq? Po reagimi a është i njëjtë?
Mjeku: Mund të them se vajza bën shumë mirë që e pi ilaçin në atë lloj forme. Shtypja e ilaçit dhe bërja pluhur e tij për ta pirë, është më mirë sesa pirja kokërr. Kështu që nuk ka pse të shqetësohet. Në fakt, pirja në formë pluhuri është edhe më e efektshme.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.