MENU
klinika

Analiza

A po hap Izraeli një front të ri lufte?

04.11.2023 - 09:00

Një front i ri lufte duket se po hapet mes Izraelit dhe Hamasit, në konfliktin  që po mban mbërthyer botën që nga 7 tetori.  Izraeli vendosi anije luftarake në Detin e Kuq të mërkurën, pasi Houthi-t e Jemenit shpallën luftë dhe lëshuan një raketë balistike në Izrael. Pamjet e publikuara nga ushtria izraelite tregojnë anije të klasit Sa’ar që patrullojnë pranë portit Eilat të Detit të Kuq, të cilin Izraeli e konsideron një front të ri, pasi operacionet ushtarake në Gaza provokojnë hakmarrje nga forcat e mbështetura nga Irani në rajon. Rebelët shiitë në Jemen thanë të martën se kishin kryer tre sulme me dronë dhe raketa ndaj Izraelit që nga fillimi i luftës midis Hamasit dhe Izraelit më 7 tetor. Ata njoftuan se do të kryejnë edhe më shumë sulme të tilla për të ndihmuar, siç thuhet, palestinezët në fitoren e tyre. Një zhvillim që tregon se në çfarë niveli të rrezikshëm po shkojnë luftimet është  Përdorimi i sistemit të mbrojtjes raketore “Shigjeta” për herë të parë nga ushtria izraelite për të kapur atë që u tha se ishte një kërcënim ajror mbi Detin e Kuq. Po ashtu, SHBA vazhdon të ketë në dorë, ndonëse jo plotësisht, fatin e konfliktit.

Blasts hit two Egyptian Red Sea towns near Israel border, six injured | Israel-Palestine conflict News | Al Jazeera

Ndihma e SHBA-së

Komandot e forcave speciale amerikane janë në Izrael duke bashkëpunuar me trupat hebreje në kërkimin dhe lirimin e pengjeve të rrëmbyer nga Hamasi dhe të dërguar në Gaza. Një pranim zyrtar erdhi nga një Zëvendës Sekretar i Mbrojtjes i SHBA-së, Christopher Maier, sipas të cilit “elementë të Forcave të Operacioneve Speciale po ndihmojnë izraelitët të bëjnë një sërë gjërash, ndër të cilat janë identifikimi i pengjeve, përfshirë ata të kombësisë amerikane”. Maier nuk tha se sa komando ka apo edhe cilat prej tyre, për shembull nëse mund të jenë Rangers, Beretat e Gjelbërta apo Delta Force të Ushtrisë Amerikane apo SEAL të Marinës. Zyrtarë të tjerë anonimë të Pentagonit zbuluan për New York Times se mund të ketë “dhjetëra” komando, një version i akredituar nga televizioni izraelit Kan, sipas të cilit FBI, Departamenti i Shtetit i SHBA dhe ekspertët amerikanë po veprojnë si konsulentë për izraelitët. Të martën, Uashingtoni njoftoi dërgimin e “300 trupave shtesë në Lindjen e Mesme”, por nuk dihet nëse ato përfshinin forca speciale. Angazhimi i Shteteve të Bashkuara po rritet dhe baza amerikane në Al Tanf të Sirisë së fundmi u godit sërish nga dy drone të milicive shiite aleate me Hezbollahun dhe Iranin.

Israel deploys missile boats in Red Sea as Houthis attack from Yemen – Middle East Monitor

Mbështetja e Iranit

Tzachi Hanegbi, këshilltari i sigurisë kombëtare i Izraelit, tha të martën se sulmet Houthi nuk mund të toleroheshin. Houthi-t janë pjesë e një aleance më të gjerë rajonale të mbështetur nga Irani, armiqësore ndaj Izraelit dhe SHBA, që përfshin Hezbollahun e Libanit dhe milicitë e mbështetur nga Irani shiit në Irak. Lëvizja e armatosur kontrollon pjesë të Jemenit, përfshirë kryeqytetin Sana’a, më shumë se 1600 kilometra nga Izraeli. Izraeli tha se Houthis qëndronin pas sulmit me dron të 27 tetorit që shpërtheu dy qytete egjiptiane, duke thënë se kishte si shënjestër Izraelin. Udhëheqja Houthi tha se sulmet ndaj Izraelit ishin në hakmarrje për sulmin izraelit në Rripin e Gazës. Ky grup i armatosur njoftoi në fillim të vitit të kaluar se gjatë vizitës së parë të presidentit izraelit në Dubai, ka gjuajtur një numër të madh raketash balistike në Abu Dhabi, kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Live Updates: US boosts military presence in Red Sea as Rafah opens, Israel deepens Gaza incursion - Al-Monitor: Independent, trusted coverage of the Middle East

Lufta civile

Arabia Saudite sunite kryeson aleancën ndërkombëtare kundër rebelëve Houthi, në të cilën përfshihen edhe SHBA-të. Ky koalicion mbështet qeverinë e njohur ndërkombëtarisht, të cilën Houthi-t e sfidojnë dhe Arabia Saudite gjithashtu ka ndërhyrë ushtarakisht në luftën civile në Jemen. Ajo ka shkaktuar një krizë të madhe humanitare. Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare foli për “katastrofën më të keqe humanitare të drejtuar nga njerëzit në dekada”. Shkalla e katastrofës u rrit më tej nga pushtimi rus i Ukrainës, i cili rezultoi në probleme me mungesën e grurit. Deri në fillimin e pushtimit rus, Jemeni importonte rreth gjysmën e grurit që i nevojitej (45 përqind) nga Rusia dhe Ukraina. Houthi-t njihen edhe me emrin Ansar Allah (Përkrahësit e Zotit).