27.11.2023 - 21:42
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Laç-Patok, ku për pasojë ka humbur jetën një person.
Personi ende i paidentifikuar është përplasur nga një automjet dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.
Sipas informacioneve viktima është dërguar me autoambulancave në morgun e Tiranës, ndërsa shoferi i makinës është shoqëruar në polici.
Ndërkohë që moshohet se policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.