MENU
klinika

Nga angazhimi në biznes, tek tensionet për para!

Arbana Osmani në pikëpyetje për drejtimin e ‘Big Brother Vip’!

05.11.2023 - 13:21

Arbana Osmani mund të mos jetë më prezantuesja e “Big Brother”. Ishte ky lajmi që bëri konfuz rrjetin.

E duhet thënë se gjithçka nisi nga një miqësi e munguar në “Instagram” mes Ledion Liços dhe Arbana Osmanit, çfarë u interpretua se kjo e fundit ishte hakmarrë, pasi moderatori ia kishte dalë që të merrte drejtimin e formatit të njohur.

Burime të ndryshme brenda “TCH” thonë për “Anabel” se moderimi i BBVA mbetet i paqartë, për shkak të një “ngërçi” mes administratorëve të televizionit dhe Arbanës, që mendohet se ka lidhje me negociatat mbi kompensimin financiar. Çështja është ende e pasigurt, por ekziston mundësia që të mos jetë Arbana Osmani, moderatorja e sezonit të ardhshëm.

Aktualisht, duke marrë në konsideratë natyrën delikate dhe konfidenciale të negociatave të tilla, nuk dihen më shumë detaje, megjithëse brenda “Top Channel” kanë nisur të qarkullojnë emra të tjerë.

Një emër që mendohet se mund t’i besohet BBVA-3 është vete Ledion Liço. Ky i fundit, prej kohësh i angazhuar si producent në “TCH”, mund të jetë gati për rikthimin në ekran, qasje që duket sikur vërtetohet edhe falë projekteve të fundit si “A live night” apo filmi “Në kuadër të dashurisë”.

Përpos kësaj, Ledion Liço ka prezantuar më parë sezonin e tetë të “Big Brother”. Një emër tjetër që po diskutohet është Bora Zemani, e cila aktualisht prezanton “Dancing With the Stars”.

Megjithatë, vetë Arbana Osmani ka zgjedhur të reagojë për këto lajme. Me një foto nga kafeja e “TCH”, ajo ka treguar se në fakt asgjë s’ka ndryshuar.

Kohët e fundit, Arbana ka qenë e angazhuar me hapjen e restorantit të saj të parë, të cilin do ta inaugurojë, që do të jetë tek Piramida. Ky është aktualisht angazhimi i saj i momentit, duke lënë disi me në hije situatën në televizionin ku punon.

Duket se tensionet kanë shtyrë edhe datën e nisjes së “Big Brother”. Ndryshe nga viti i shkuar, ku ky format erdhi në 24 dhjetor, këtë vit bëhet me dije se nuk do të nisë para mesit të janarit, nëse gjithçka shkon mirë. Shkak për këtë është bërë pikërisht distancimi i Arbanës, e cila ka pritur që të zgjidhen ngërçet financiare përpara se të nisin fazat përgatitore të “Big Brother 3”.

Por, duket se gjithçka po shkon drejt zgjidhjes dhe me gjasa, Arbana do të jetë sërish në krye të spektaklit. E teksa gjithçka bëhet gati për të tjera emocione në ekran, Arbana po mbaron edhe detajet e fundit të restorantit të saj, ku si kryefjalë do të jenë pikërisht recetat e saj, por jo vetëm. Në rrjetet e saj sociale, moderatorja ka zgjedhur të ndajë disa detaje, por pa zbuluar shumë nga ky rrugëtim i ri i saj, këtë herë në biznes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dy emrat e njohur që mund të moderojnë programin këtë sezon

Arbana Osmani nuk do të prezantojë “Big Brother Vip 3”?


Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain