MENU
klinika

Detajet

Bisedat në “SKY”, gazetarja zbulon mënyrë e re si Ervin Mata do transportonte drogën

24.11.2023 - 10:27

Gazetarja Glidona Daci teksa komentonte operacionin e fundit të SPAK, ku në pranga ra ish drejtuesi i policisë Erzen Breçani dhe persona të tjerë deklaroi se në rastin e fundit ishte zbuluar dhe se Ervin Mata kishte zbuluar rrugën e re të transportimit të drogës përmes avionëve.

E ftuar në oranews, gazetarja tha se hetimet kanë zbuluar se Bujar Germizi, ka marrë dhe ka përdorur aplikacionin “SKY” të blerë nga Nuredin Dumani. Sipas Dacit, Erzen Breçani thekson se aplikacionin “SKY” ia ka blerë Bujar Germizi, ndërsa shton se Nuredin Dumani informohej nga Gërmizi për të gjitha lëvizjet e policisë.

“Ka patur informacione për shkak të hetimeve, dhe e ka treguar Bujar Germizi, dhe së dyti ka marrë dhe ka përdorur aplikacionin “SKY” të blerë nga Nuredin Dumani, edhe pse vetë Erzen Breçani thekson se ia ka blerë Bujar Germizi, miku i tij. Nga ana tjetër Dumani thotë se dy aplikacionet SKY i kam blerë unë dhe i kam paguar unë, sepse Bujari më informonte me të gjithë lëvizjet e policisë.

Unë di të them që ajo çfarë janë vendosur në masën e sigurisë janë këto elementë që e kanë akuzuar z. Erzen Breçanin, sipas SPAK-ut.

Kompania që e krijoi SKY pretendonte se do të ishte një komunikim 100% i sigurt dhe lufta më e madhe që po bëhet në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut nuk po bëhet nga grupet kriminale, por nga kompanitë e biznesit, se ato e kanë përdorur më shumë.

Ishte një aplikacion që mund të aplikoje vetëm me foto jo video, dhe grupet kriminale e kanë parë këtë si një aplikacion të sigurtë dhe aty kanë folur pa dorashka, pa kursim. Por në të gjitha rastet që ne kemi lexuar në dosjet e trafikut të drogës ata kanë nisur foton e lëndëve narkotike, të njëri-tjetrit, në grupe chati ku hidhnin foto të lëndëve narkotike.
Ku tregohej si e kanë futur në kontenier, si është paketuar. Dhe në rastin e parë ku janë kapur 440 kilogramë nga autoritetet gjermane nuk kanë nevojë fare që të kërkojnë prova të tjera” pasi mjafton të marrësh komunikime, procesverbalin e autoriteteve gjermane dhe ti ta faktosh që është e atij grupi.

Tek dosja “Metamorfoza”, ka pasur dhe rastin e një vrasjeje, që është ajo e Gjin Boriçit, ka qenë një foto që i është bërë viktimës pasi është ekzekutuar. Dhe ky është gabimi më i madh i tyre, por e mira që i është bërë autoriteteve.

Tek rasti i fundit trafiku i drogës është kryer i gjithi jashtë vendit. Kanë qenë autoritetet braziliane, ekuadoriane, franceze dhe që kanë sjellë letër porosi për të gjitha rastet.

Ajo që më bën përshtypje në këtë dosje është fakti që Ervin Mata kishte vendosur ta trafikonte drogën me avion, dhe ajo u kap në aeroportin e Frankfurtit dhe i gjithë shqetësimi i tij ishte se ata kishin zbuluar rrugën e tij të re të trafikimit”, u shpreh gazetarja Glidona Daci.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Dalja e këtyre përgjimeve mund të sjellë vrasje”

Eksperti Karamuço bën paralajmërimin e ‘bombë’: Pritet një skandal i madh

Dosja hetimore e grupit të arrestuar me urdhër të SPAK

Breçani dhe banda e policëve, del në gjyq