MENU
klinika

Sefa kundër kaosit të Rithemelimit

Boçi zbardh skenarin e Berishës për mosbindje civile: Protesta pa kthim!

30.11.2023 - 20:30

Sali Berisha ka paralajmëruar një lëvizje të fuqishme për mosbindje civile në vend. Ai u kërkoi anëtarëve të Rithemelimit që të angazhojnë militantët në rrethe të ndryshme.

Për këtë deklaratë të Berishës, foli edhe ish-deputeti Luçiano Boçi i cili në një lidhje ‘skype’ për ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, tha se do të ketë protesta masive pa kthim.

“Është fazë e domosdoshme për një protestë pa kthim të opozitës. Në thelbin e vetë ka respektiin e të mirës publike në raport me atë që duhet ti ofrojë vendit qeveria. Qartësinë e qëllimit e kemi artikuluar tashmë, nuk ka vend për debat. Në Shqipëri është shkatërruar sistemi i votimit që është themelor”- tha Boçi.

Ndërsa sekretari i çështjeve ligjore brenda PD, Indrit Sefa, u shpreh kundër kaosit të Rithemelimit në Kuvend dhe ndaj lëvizjes së parlajmëruar duke përmendur faktin se djegia e mandateve në vitin 2021 nuk solli asnjë rezultat.

“Këta thonë për 6 muaj e djegim vendin dhe do ikë Rama. Sa kohë ka kaluar dhe asgjë nuk ka ndodhur. Protestat që ka organizuar Berisha janë me qirinj, a thua se i ka organizuar Gandi. Ndërsa protestat e PD në 2019-ën, ishin më të fortat”- tha Sefa.