MENU
klinika

Rikthehen masat e ftohta polare në Ballkan?

Çfarë pritet të ndodhë me motin duke filluar nga nesër

29.11.2023 - 15:46

Pas goditjes polare që solli reshje të dendura bore, temperaturat u rriten dje për shkak të rrymimeve të fuqishme nga jugu dhe reshjet ishin në formë shiu. Sot kemi një penetrim të ajrit të ftohtë polar deri në viset tona, por shumë jetëshkurtër, ngase ajri i ftohtë polar do të tërhiqet menjëherë nga nesër në drejtim të lindjes së Kontinentit. Reshjet e borës janë afatshkurtra dhe vetëm në disa rajon, pra të karakterit krejtësisht lokal.

Gjatë natës që po vjen parashihet të kemi kthjellime të pjesshme dhe për këtë arsye mund të kemi acar, por jo aq të fortë. Temperatuat minimale pritet të ulen në “minus” në shumicën e territorit të Republikës së Kosovës dhe viset kodrinore-malore të rajonit. Ajti i ftohtë polar do të ndjehet më shumë në Kosovë e veri të Malit të Zi e shumë më pak në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore.

Nga nesër do të ndryshojnë tërësisht rrymimet ajrore. Sërish do të riaktivizohen erërat jugore dhe kësaj radhe direkt nga Afrika Veriore, priten rritje të ndjeshme të temperaturave sidomos të premten dhe të shtunën.

Temperaturat në Shqipëri pritet të arrijnë deri në 22 gradë Celsius e në Kosovë deri në 18 gradë Celsius. Në ditën e dytë të fundjavës mund të kemi rikthimin e masave të ftohta polare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja kur pritet të ndryshojë gjithçka!

I ftohti polar pushton vendin