MENU
klinika

Aksioni i SPAK

Arrestohet personazhi i njohur i botës së krimit

21.11.2023 - 10:52

Mësohet se mes personave të arrestuar janë Bujar Gërmizi dhe Besmir Mustati

Të tjerë personazhe të njohur të botës së errët të krimit janë arrestuar në kuadër të aksionit të mbrëmshëm, ku u prangosën edhe zyrtarë policie, mes tyre dhe Erzen Breçani.

Mësohet se mes personave të arrestuar janë Bujar Gërmizi dhe Besmir Mustati.

Germizi, që tashmë ka mbiemrin Ajeti, akuzohet për krijim kushtesh për vrasje, ndërsa është një emër i njohur në botën e krimit në Kukës. Sakaq, i shpalluri në kërkim Ervin Mata akuzohet për trafik droge, ndërsa Dedan Gjoni akuzohet për krijim kushtesh.

Breçani është arrestuar në afërsi të stadiumit ‘Air Albania’, pasi mbrëmjen e djeshme do të shihte ndeshjen Shqipëri-Ishujt Faroe.

Aplikacioni SKY zbërtheu një tjetër grup kriminal. SPAK lëshoi 11 urdhër arreste, të cilat u ekzekutuan të hënën në kryeqytet, ku u prangosën zyrtarë të lartë të policisë.

Në kuadër të operacionit është arrestuar ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djali i tij Eralbi Breçani. Babë e bir akuzohen për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash.

Po ashtu, është arrestuar edhe Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni. Ndaj shefit të krimeve janë ngritur disa akuza për vepra të rënda penale, një prej të cilave është ajo e sigurimit te kushteve për të kryer vrasje. Një ndër punonjësit e policisë që është shoqëruar është edhe Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit.

Mësohet se urdhër-arreste janë lëshuar edhe për 6 punonjës dhe ish-punonjës të tjerë të policisë.

Në kërkim në kuadër të këtij operacioni që duket se është faza e dytë e operacionit “Metamorfoza”, është edhe biznesmeni Ervin Mata, një emër i njohur për drejtësinë, pas përplasjes që ka patur me bosin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj, në një lokal në ish-Bllok në vitin 2018. Dje u zbulua edhe lidhja e fisit Breçani me Matën. Djali i Breçanit është i martuar me motrën e Ervin Matës.

Mbi 11 të dyshuarit për të cilët janë lëshuar urdhër arreste pas zbërthimit të mesazheve nga aplikacioni i koduar “SKY ECC” rëndojnë akuza për pastrim parash, grup i strukturuat kriminal, trafik dorge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit.

Operacioni është ende në vijim dhe pritet që të ketë një njoftim zyrtar për të dhënë më shumë detaje.

Të arrestuarit deri më tani nga operacioni
– Erzen Breçani, ish-drejtori i Policisë së Tiranës
-Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit
-Dedan Gjoni, Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6
-Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit

-Bujar Gërmizi

-Besmir Mustati.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN