Së fundi ka marrë shumë jehonë dieta e rotacionit, një regjim ushqimor i cili u premton humbje peshe të gjithëve atyre që kanë nevojë.
Kjo dietë është e projektuar për të rritur metabolizmin duke marrë më pak kalori për një humbje më të shpejtë në peshë. Si rezultat i rotacionit të ushqimeve dhe sasisë së kalorive të marra, dieta e rotacionit është më pak impenjative dhe më e thjeshtë për t’u ndjekur.
Në këtë guidë do të zbulojmë këshillat më të rëndësishme për ata që duan ta provojnë këtë dietë inovative.
Si funksionon ky regjim ushqimor?
Një shembull kalendarik për këtë tip diete është: çdo ditë të përfshini ushqime proteinike si mishi, peshku, shpendët, vezët dhe bishtajat; ushqime të pasura me amidon si drithërat, patatet ose patatet e ëmbla; perimet pa amidon si brokoli, mashurkat, sallata marule; fruta si mollët, portokallet, rrushi; frutat e thata, farat dhe vajrat.
Ditën e parë mund të hani vezë për drekë dhe patate në mbrëmje, të shoqëruara me sallata perimesh të ndryshme; mos harroni që mund të hani përsëri patate dhe vezë vetëm ditën e pestë!