Pas krizës që përfshiu sektorin e manifakturës për shkak të mungesës së punëtorëve, tashmë ata po heqin nga puna 50 persona në ditë, për shkak të humbjeve që po ju shkakton zhvlerësimi i euros.
“Ne dita ditës kemi një humbje në rreth 50 punonjës që largohen nga sistemi i punës në vendin tonë. Po humbasim konkurrueshmërinë tonë në krahasim me vendet ballkanike”, tha në konferencë Ervin Prençe.
Të dhënat e INSTAT flasin për një rënie të eksporteve me 47.4 milionë euro në 10 muaj, ndërkohë që shoqata pro-Eksport thotë se humbjet janë edhe më të mëdha.
“Ajo çfarë ne kemi llogaritur është 150 euro humbje për punonjës, ose 9 milionë euro humbje në muaj në sektor”, tha Prençe.
Në letrën që i kanë dërguar ministrit të Financave Ervin Mete, përveç kërkesës për dialog dhe për të gjetur zgjidhje ata thonë se duhet të miratohet paketa që mbështet manifakturën.
“Paketa manifakturë ka mbi 3 vite në sirtarët e Ministrisë së Financave, nuk ka asnjë lloj reagimi”, pohon Prençe.
“Meqë ne kemi këtë rënie ne duhet të kompensohemi”, tha Florjan Zekja.
Këtij sektori i është premtuar që në vitin 2021 miratimi i një garancie sovrane për ti mbështetur për të investuar në makineri dhe në përshtatjen e zinxhirit të prodhimit me kërkesat që ka tregu i huaj.
EKSPORTET E TEKSTILE E KËPUCË
Janar-Tetor 2022 1089796635
Janar-Tetor 2023 1042322104
Diferenca -47,474,531