MENU
klinika

Sfida me Ishujt Faroe në “Air Albania”

FSHF-ja del me njoftimin e rëndësishëm për tifozët

19.11.2023 - 13:14

Shqipëria do të presë në “Air Albania” Ishujt Faroe ditën e nesërme në orën 20:45, për të përmbyllur një fushatë fantastike kualifikuese, me kuqezinjtë që ja dolën të jenë pjesë e Europianit që do të mbahet në verë në Gjermani.

Gjithsesi për këtë takim, Federata Shqiptare e Futbollit bëri një njoftim të rëndësishëm për tifozët që do të jenë të pranishëm në stadium.

NJOFTIMI:

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm në ndeshjen e ditës së nesërme Shqipëri – Ishujt Faroe, (20 nëntor, ora 20:45), e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” mbi orarin e hyrjes në stadiumin “Air Albania”.

Hyrja e tifozëve në stadium do të nisë nga ora 17:45. FSHF kërkon bashkëpunimin e të gjithë tifozëve shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen në stadium të paraqiten në kohë, në mënyrë që të mos krijohen radhë ose vonesa dhe të gjithë të jenë në vendin e tyre në ora 20:45, kur pritet të nisë edhe kjo ndeshje. 20 nëntori duhet të jetë një ditë feste për të gjithë.

Federata Shqiptare e Futbollit ju falënderon për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pashtershme që i jepni gjithmonë ekipit Kombëtar. Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj dhe në mbështetjen tuaj të përhershme.

Topi me çip i vjen në ndihmë arbitrave

Penalltitë e dyshimta për prekje me dorë në Europian

Kërkon të nxjerrë Shqipërinë jashtë Euro 2024

Njihuni me trajnerin e Kroacisë!

Tetë fituesit përcaktohen me një përballje

Kupa e Shqipërisë/ Luajnë dy skuadra të Superligës

Statistikat 'e zeza' të Kombëtares me rivalët!

Grupi ‘i vdekjes’, Spanja kushton sa 10-fishi i Shqipërisë!