MENU
klinika

Michele Obama

“Im atë më pati mësuar të punoj fort, të qesh shpesh dhe ta mbaj fjalën”

12.11.2023 - 19:31

Ishte 12 nëntori i vitit 2018, kur ish zonja e parë e Amerikës, Michele Obama publikoi veprën ‘Të bëhesh’, e cila shumë shpejt u shpërnda në mijëra lexues.

Në këtë libër, për herë të parë, Michelle Obama përshkruan fillimet e martesës, vështirësitë për të gjetur një ekuilibër mes karrierës, familjes dhe ngjitjes së vrullshme të të shoqit në politikë.

Na zbulon debatet e tyre lidhur me mundësinë për të konkurruar për presidencën e Shteteve të Bashkuara dhe na rrëfen për popullaritetin që përjetuan dhe për kritikat që morën përgjatë fushatës elektorale.

Me finesë, sens humori dhe një sinqeritet të pazakontë, Michelle Obama përshfaq gjithë jetën e një familjeje që, krejt befasisht, u ndodh nën dritat e projektorëve dhe përballë gjithë botës, si dhe tetë vitet më domethënëse në Shtëpinë e Bardhë, ku ajo e njohu më mirë vendin e saj, por edhe vendi i saj e njohu më mirë atë.

Fragment:

Ka ende shumë gjëra që nuk i di për Amerikën, për jetën, për atë çka e ardhmja mund të të sjellë. Por njoh mirë veten time. Im atë, Fraser-i, më pati mësuar të punoj fort, të qesh shpesh dhe ta mbaj fjalën.

Ime ëmë, Marian-a, më pati mësuar si të mendoj me kokën time dhe si ta përdor zërin tim. Së bashku, në apartamentin e tejmbushur të Anës Jugore të Çikagos, më ndihmuan të zbuloja vlerat në historinë tonë, në historinë time, në historinë më të madhe të Amerikës.

Edhe kur nuk është e bukur apo e përsosur. Edhe kur është më e vërtetë nga ç’do të doje të ishte. Historinë tënde e mbart me vete, do ta mbartësh gjithnjë me vete. Është diçka që duhet ta zotërosh tërësisht e të mos e harrosh kurrë.

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët