MENU
klinika

"Ka ndryshuar 10 zona nga sportive në..."

Jamarbër Malltezi nxjerr faktet, publikon dokumentin e firmosur nga Rama

23.11.2023 - 18:48

Jamarbër Malltezi vijon të nxjerrë fakte se arrestimi i tij është vendim politik dhe se akuzat ndaj tij janë të padrejta.

Së fundi ai ka publikuar një dokument ku tregon se përgjatë vitit 2006, kryeministri Edi Rama ka ndryshuar 10 zona nga sportive në banime, brenda vitit.

Malltezi thotë se Rama ka ndërruar destinacionet dhe këtë e tregojnë pikat “h”,”i” dhe “j” në dokument.

Ai deklaron se ka dhjetëra dokumente që çmontojnë lojërat politike të prokurorëve që i kanë detyruar t’i shërbejnë pushtetit.

“Dëshira për konferencë shtypi në skype duket se nuk është e mundur tani. Prokurorët politikë kanë frikë nga pyetjet dhe përgjigjet. Gjithsesi, materialin shterues me sqarimet (i) pse kjo ishte çështje e stisur politike dhe nuk ka fare çështje penale, (ii) gënjshtrat me planin e përhapjes, (iii) nderrimin e destinacionit nga Edi Rama, (iv) rrezimin e insinuatave palidhje me Berishen, (v) si do ishte nese do kishim perdorur pushtetin sic e perdor Edi Rama per VKM dhe ligje me emra personale si per carlo bolinon, prokurorin hajdari, etj., (vi) prona tek i zoti ndersa privatizimi si gjobevenie ndaj pronareve fisnike, (vii) fshehjen nga dosja te dokumenteve dhe deri vendime gjykatash nga prokuroret politike, etj. i keni tek postimi qe kam kryer para dy ditesh.

Shihni kete vendimin nga Edi Rama. Paska ndryshuar 10 zona nga sportive ne banimi brenda vitit 2006! BRENDA 1 VITI! Imagjino qe ka qene 11 vjet kryetar bashkie Edi Rama. Ne kete vendim qenkan pikat h, i dhe j nga nderrimet e destinacioneve! Kemi dhjetera argumente qe cmontojne lojrat politike te prokuroreve qe i kane detyruar te sherbejne”, shkruan Malltezi në postimin e tij në Facebook ku dhe ka publikuar dokumentin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Më duket vetja si në gjyqet politike të 1945"

U lirua nga qelia, reagon Jamarbër Malltezi