MENU
klinika

Nga Agron Gjekmarkaj

Kronikë për trimat dhe zjarrin e betejës

21.11.2023 - 17:35

Hyrje!

Pas një pune të gjatë bindwse fillova të ndihem pjesë aktive e rezistencës parlamentare. Dje me këtë entuziazëm udhëtova për në seancë përkrah luftëtarëve të tjerë të lirisë.

Sapo në shtab u shfaq Krye zëvendës Lideri Muli dhe Lideri në perspektivë Gazi optimizmin e fitores ndjeva kudo në deje.

Kur po ndahej armatimi kërkova edhe unë një dyfek a në mos një biçak por aty diçka mu thye së brendshmi. Më trajtuan si partizanin Velo, prit njëherë kur të dalë behari do të japim një pushkë nga ato që do u rrëmbejmë askerve të Niko Nikoqirit çuçuriten.

Nuk po u besoja veshëve se një tjetër zë i kobshëm u shtua në qosh “ky të bëjë roje të stallë e pulave si xha Sulua”. Ktheva kokën mos këtë llaf të lig e nxuarr nga goja Salianji i cili shfaqet gjithmonë në udhëkryqin nga ku ai del. Por jo, qëkur me temjan u pa, vetëm bën shënjen e kryqit dhe lëshon kudo paqe e mirësi aqësa edhe Fred Xhaferri duket si mëkatar para tij. Mond Spaho kishte qënë ndëshkuesi.

Pikërisht kur të gjitha shpresat kisha humbur për të marrë pjesë në beteje asaj ane si vegim me gjet Albana. Çfarë ke xhan, kush të ka mërzitur ty që mos paftë ditë të bardhë pyeti ? I prekur ja- bëra me gisht nga Kryezëvendës Lideri dhe Lideri në perspektive- ata, ata, psheretiva me gugatje të mbytur!

Ajo me zemërgjerësi nxorri një të mendafshtë shami dhe me tha do bësh një punë me shumë rëndësi për kauzën tonë. Me këtë dhe delikatesën që nuk të mungon do fshish lotët e Jorushit, pastaj ta ruash si sytë e ballit sepse do e vëmë në muzeun e sakrificave të revolucionit.

Dakort me gëzimin e rigjetur xhevap dhashë. E ndjeu që rifitova besimin në vete e shtoi, herë pas here me mësymje të befta nduki mjekrën Çuçit dhe Pastorit aq sat u pisazë nja dy javë por kujdes mos nga Etilden se ne jemi parti që i respektojmë zonjat. Jooo atë e kam merak vetë i dhashë siguri.

Ankthi i fillimit !

Ora 9 na gjet në atë të zeze tërthore. Gardiste si miza lisi na kishin zënë pritë. Edhe pse unë kinse Zevendes i Kryezendes Kryetares Ermo me pocaqisen me dy kontrolle po ashtu edhe Liderin në perspektive i cili po me mbante si trim pas vetit.

Zaptiet me mua e paten kollaj se si i krishtere u ktheva edhe faqen tjetër por me Liderin në perspektive sikur ndeshen në një koshere me grenxa. U tërbua, u hazdis. Si katalla mori përpara nja tridhjet karrige.

Kur pa që i kishin zënë rrugën Doktorit e nuk e linin me dalë në foltore aty nuk mbajti më. Komandantit të pretorianëve i tha “nuk ke pa Gaz Bardh me sy djegi vetin edhe ty, jam çun kavaje jo zog havaje”.

“Qyqja qyqja qyqja” ofshante Dhurata Çupi…. ! Ç’ke moj e uruar i avitem gjithë ndrojë. Me gjasë tha si po ecën kjo gjë 128 amendamentet e Lulit për buxhetin nuk do merren parsysh, medet për njerëzit e shkretë se vetem ai mendon për ta tek mbledh dardhë e koqe ulliri.

Flaka!

U hap lajmi që Babo erdhi. Në ajër vibronte tension. Kosta i Gramozit dhe Lindites i cili prej muajsh e priste këtë sihariq ishte bërë dhe. Ai kishte ënderruar që atë ditë të shtronte qilimë me doren e tij, Tezen që lan oborrin, Genc Gjonçajn që prashit e ujit, Shalsin që i bie daulles si virtuoz, Nasipin me dajre, Bujarin e Lushnjes me gajde, Majkon me firzamonikë, Mimi di Puccini me qemane që aman aman, Braçën që i frynbte pipëzes, Dilon me cyrle, Antoneta Dhimen e Ismet Beqirin me grupin e Bënçes tek kendonin “rrofsh sa moshë e kesaj toke”, Xhafen me fustanelle, opinga me xhufka e valle labe por jo , kudo shkumb e hi, flakë e tym. Xhenetin e kishte lutur po këtë ditë jo.

Kafshonte gjuhen që ta këpuste donte po ajo nuk i bindej. Fuqitë e kishin lënë. Shikimi ju err.

Babo ngadalë tek afrohej zmadhohej por i lodhur dukej gjithë natën pagjumë . E vetëm për 70 amendamente nga të Lulit koha i kishte mastuar. Ai erdhi edhe pse e ka zët atë bina. I besoi Taos që terbieti është i garantuar me 65 kapterrë në sallë dhe kontrolli nuk do lejonte as miun të kalonte vrimën.

Por ashtu nuk doli ndaj perzhitja e mbuloi. Në defter Babo shënoi zhgënjimin e parë nga Tao. Përshëndeti të vetet me dorë “tjeta juaj trima” por trimat futen koken nën banaqe, ndoca qanin si foshnja të uritura deri në atë pike sa Laerti u dorezua së mbledhuri rrekenë.

Shumë i picerronin sytë nga duhia vetëm ata të Elises bëheshin sa një filxhan. Qerratesha syzezë e paepur ndër luftra me dorën si flater largonte retë nga vetja dhe nga kokë e Babos që shikimi i tij i kthjellet të mbetej jetë e mot. Bujarisht e drejtonte nga Ulsiu i cili tymosej si mishi në tra për ta ngrënë në dimër.

Ti kisha ca burra si Mamicen tha Babo me vete këta zorzopë do merrnin dhenë.

Bora ishte veshur bukur si për dasmë. Shikimet e saj rrezatonin kudo një hutim pafajësie. I mungonte Edona.

Digjej për ta pyetur meqenëse Babo është si Zeusi pse ai nuk i përcëllon me rrufe këta trazovaçet poshtë?! Ogerta ja kuptoi marazin dhe i shkroi sms ‘mos u mërzit zemër se Babo e zë lepurin me qerre’.

Lumturia u kthye prapë në bebëzat e saj dhe vëzhgonte korridorin nga ku qerrja do kalonte e ku lepuri fap do hidhej si pizeveng.

Lideri në perspektive Gazi nuk mbahej. Sa pa Babon u turr si Mic Sokoli mbi top por rojet e shumta u bënë barrikadë. Aty ku nuk i shkoi dora i mbërriti fjala, “frikacak , frikacak” i drejtohej atij i cili e shihte ngultazi e me dhembshuri atërore.

Çyrbja dridhej si purtekë nga durimi i Babos , nuk po kuptonte më , priste një shënjë që sosja të mbretëronte mbi ne po ajo nuk i erdhi e falë saj shpëtuam rradaken por ai qetësinë humbi.

Fjala u nxeh aq shumë sa mori zjarr. Bledion Nallbati si bilbilenjet që dridhnin duhan para litarit shpërtheu bumjet. Një prej tyre dogji trashëgiminë e Lulit të tjerat mbyllen seancën për kater minuta. Babo iku i pari. Kushedi kur do ta shohim prapë nga afer. Tao la porosi që Lulit ti blihet një karrige e firmes italiane Natuzzi që as nga bomba nuk ndien e jo më nga flakadanët.

Margeriti lypte me shikim Inen. Kur e pa mes shtellungave, psheretiu e lehtësuar “jeta vazhdon ani se mes plagesh” .

Fundi!

Si Kostandini që nga e pertejmja botë kthehej ashtu dhe ne dolëm jashtë me qerpikët e djegur, zhigat e thengjinjeve mbi fytyrë, me gojën e tharë nga roshku i athetirers.

Por sakrifica nuk na u shpërblye. Jashtë kolegu Arbi Agalliu nuk na priste me nga një certifikatë mirënjohjeje nga ato që dega e Vlores e vetë ai me dorë shperndau per patriotet e medhenj.

E kisha ndarë mendjen edhe se mua nuk do më jepte do ja kapja nja dy nga dora, një do e mbajta per vete tjetren do ja jepja atij të bekuar Salianj që kaq ka sakrifikuar për këtë vatan.

Çudia nuk pat mbarim. Në oborr mua afrua si tinez Blendi Klosi dhe mer zgjati dy gisht kartë hidhi një sy tha se çoku merr vesh se di edhe unë di të jem burimor,më kendon xhani ç’ka më shumë Ismeti me Bujarin e Lushnjes apo se ai i ka kenduar Rrapush Xhaferrit?. Ai kishte shkruar “ ditë e madhe sot per shtetin/Babo na ka sjellë buxhetin/ Babo që nderon Dovletin/S’e zë gjumi për miletin/ Me vota shtatëdhjetë e tre /Buxhetin votuam ne/ Populli kerkon të mirat / s’pret hair nga qafirat.

E përgëzova ngrohtësisht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin