Kuvendi publikon në faqen e tij zyrtare bën publike marrëveshjen ndërmjet këshillit të ministrave të republikës së shqipërisë dhe qeverisë së republikës italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit që qeveria ka çuar në kuvend për miratim.
Marrëveshja përbëhet nga 17 faqe dhe ka dy anekse.
I pari identifikon hartën e saktë të tokës që nëpërmjet këtij protokolli të kërkuar nga pala italiane, Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë merr përsipër t’i vendosë në përdorim të përkohshëm qeverisë së Republikës Italiane. Bëhet fjalë për një sipërfaqe 77 700 metra katrorë truall ndërtimi ndërsa gjurma së ndërtimit të objekteve 1936.9 m2, në Gjadër të Lezhës. Si dhe planin e rilevimit për punimet kadastrale.
“Sipërfaqja pjesore e pronës (Truall ndërtim) që do të përdoret për pritjen dhe akomodimin e emigrantëve në kuadër të marrëveshjes është 77 700 m2. Sipërfaqja e gjurmës së ndërtimit të objekteve 1936.9 m2 (Objekte të rrënuara). Te zona ushtarake sipërfaqja pjesore që do ti vendoset në dispozicion palës italiane është përfshirë dhe sipërfaqja e nevojshme për strukturat e policisë së shtetit” shkruhet në aneksin 1
Sipërfaqja, pasuri shtetërore, do të jepet për t’u përdorur nga kjo Italia për ngritjen e strukturave, ku fillimisht do të identifikohen e më pas do të akomodohen migrantët e parregullt që interceptohen në përpjekjen e tyre për të mbërritur në Itali.
Sipërfaqet në fjalë janë dhe mbeten pjesë e territorit të Republikës së Shqipërisë, duke iu dhënë vetëm në përdorim të përkohshëm autoriteteve italiane thuhet në nenet 3 dhe 13 të protokollit.
Pala shqiptare ruan të drejtën që të ripërtërijë ose jo protokollin në fund të afatit pesëvjeçar të saj, si dhe ta zgjidhë/denoncojë atë.
Gjithashtu në një sërë dispozitash,parashikohet se të gjitha shpenzimet për zbatimin e kësaj sipërmarrjeje i përkasin palës italiane, e cila do duhet të paguajë edhe çdo kosto që i vjen palës shqiptare, si pasojë e këtij protokolli.
Detajet për mënyrën e shlyerjes së këtyre kostove nga pala italiane janë përcaktuar në aneksin dy protokoll financiar, që miratohet si pjesë e pandarë e këtij protokolli, në përputhje me sa është parashikuar në nenin 10, të këtij protokolli.
Brenda 90 ditëve nga data e hyrjes në fuqi të protokollit, pala italiane krediton shumën 16.5 milionë euro në llogarinë e posaçme të thesarit me emërtimin “Fondi për rimbursimin e shpenzimeve të kryera në zbatim të protokollit italo-shqiptar, në kuadër të forcimit e bashkëpunimit për çështjet e migracionit”.
Brenda 30 ditëve nga data e hyrjes në fuqi të protokollit, pala shqiptare i komunikon palës italiane nëpërmjet kanaleve diplomatike të dhënat e plota të identifikimit të llogarisë së fitimprurëse, si dhe mënyrat me të cilat evidentohen hyrjet dhe daljet në llogari, në kuadrin e kontabilitetit publik të Republikës së Shqipërisë
Nisma dhe propozimi fillestar për lidhjen e këtij protokolli kanë ardhur nga qeveria italiane.
Lajmi ne perditesim.. .