MENU
klinika

Beleri reagon pas vizitës së ministrit grek

“Mbështetja e shtetit grek më jep forcë dhe optimizëm”

23.11.2023 - 18:50

Kandidati që fitoi zgjedhjet në Bashkinë Himarë, Fredi Beleri ka falenderuar ministrin grek, Stavro Papastavrou për vizitën e tij në Burgun e Durrësit ku po qëndron në paraburgim.

Beleri thotë se mbështetja e vazhdueshme dhe prezenca praktike e shtetit grek në paraburgimin e tij që e konsideron të paprecedentë dhe të padrejtë, si dhe mohimin e të drejtës për t’u betuar si Kryetar Bashkie, i japin forcë dhe optimizëm për një zgjidhje të drejtë të çështjes.

Ai thotë se është plotë shpresë.
“Falënderoj përzemërsisht Ministrin e Shtetit, z. Stavro Papastavrou, për vizitën e tij në Burgun e Durrësit ku po qëndroj në paraburgim. Mbështetja e vazhdueshme dhe prezenca praktike e shtetit grek në paraburgimin tim të paprecedentë dhe të padrejtë, si dhe mohimin e të drejtës time për t’u betuar si Kryetar Bashkie, më japin forcë dhe optimizëm për një zgjidhje të drejtë të çështjes time, për të cilën jam plot shpresë. ALFRED DHIONISIOS BELERI, KRYETAR I ZGJEDHUR I BASHKISË HIMARË”, shkruan Beleri në rrjetet sociale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Të ndërhynte për të penguar reformën në drejtësi"

Befason Fatos Lubonja: Greqia duhej t’i kishte treguar vendin me kohë Shqipërisë

"Ky vendim ndikon në marrëdhëniet me BE-në"

Arrestimi i Belerit, reagimi i ashpër nga Greqia: Skandaloze!