11.11.2023 - 12:21
Reshjet e dendura të shiu të cilët kanë vijuar prej ditësh kanë sjellë probleme në disa segmente të rrugëve nacionale dhe rurale.
Për pasojë ka pasur rrëshqitje të gurëve, të cilat po rrezikojnë kalimin e automjeteve. Rruga e Arbrit po përballet me sasi gurësh të rëna në rrugë.
Gurët e përmasave të mëdha kanë bllokuar rrugën dhe kanalet anësore. Për këtë arsye janë bllokuar kanalet dhe uji ka vërshuar në rrugë.