NATO përmes një postimi në Facebook, ka uruar Shqipërinë në 111-vjetorin e Pavarësisë.
Me foton e veçantë të një ushtari që mban në duar flamurin shqiptar shkruan: “Bashkohuni me ne për të festuar për aleatin tonë Shqipërinë në Ditën e tyre të Pavarësisë!”.
Kujtojmë se në vitin 2009, Shqipëria u anëtarësua në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), pas përfundimit të ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit nga të gjitha vendet aleate dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin e Shtetit që është edhe mbajtësi ligjor i Traktatit të Uashingtonit.
Anëtarësimi në NATO ka krijuar mundësinë që, nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në vendimmarrjen e Aleancës, të jepet kontribut në përpunimin e çështjeve që lidhen me sigurinë euroatlantike e, për rrjedhojë, edhe me sigurinë kombëtare.
Si anëtare e NATO-s, Shqipëria është në pozita më të mira për të konfirmuar interesat e saj kombëtare dhe për të rritur prestigjin dhe reputacionin kombëtar.