Nëntori është muaji i festave që kujtojnë ngjarje të rëndësishme historike të vendit, si shpallja e Pavarësisë në 28 nëntor 1912 dhe ajo e Çlirimit të vendit nga pushtuesi nazist, 29 nëntor 1944.
Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit solli sot në vëmendje disa fakte në lidhje me këto ngjarje. Kështu, sipas AIDSSH, çështja e datës së çlirimit mbetet ende ndër më të debatuarat në dekadat e paskomunizmit, por edhe vetë tema e luftës antifashiste mbetet e tillë. Siç akademikët pohojnë, studimet shkencore në këtë drejtim përshkohen nga tendenciozitet i hapur politik e klasor që ka dëmtuar jo vetëm në frymë studimet për luftën por i ka deformuar ato edhe në përmbajtje.
AIDSSH shprehet se shumë personalitete shqiptare kundërshtar të fashizmit, të arsimuar në Perëndim, Francë, Austri, Gjermani, Itali, etj, zotërues të disa gjuhëve të huaja, aktivë në jetën kulturore, politike e shoqërore në vend, janë zhytur në harresën historike për sa i takon kontributit të tyre në lëvizjen antifashiste.
Të dënuar në Ventotene dhe ishujt e tjerë italianë, ata u dënuan nga të dy sistemet, fashizmi e komunizmi, për shkak të dritës që përcillnin, të forcës intelektuale dhe të ndikimit të fuqishëm të të tjerët.
Për fatet dhe rolin e tyre në histori shkruan studiuesja Ardita Repishti nga Istituto Storico Italiano per l’Età Moderna e Contemporanea në studimin: “Internimet politike të shqiptarëve gjatë pushtimit italian, profilet antifashiste gjatë luftës dhe pas saj”, mbajtur në simpoziumin e AIDSSH : “Tepelena në dy kohë-nga kazermat italiane tek kampi me tela me gjemba”, zhvilluar në 23 gusht 2023 në kuadër të Ditës Evropiane të Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare. fashizmit, nazizmit e komunizmit.
AIDSSH sjell disa fakte nga ky studim.
Nga rreth 130 veta të dënuar në Ventotene, gati gjysma e tyre u ridënua pas kthimit në Shqipëri dhe vendosjes së regjimit komunist. Një pjesë u asgjësuan pa mbaruar ende lufta, si (shtator 1943), (shtator 1944) (shkurt 1944).
Një pjesë u larguan nga atdheu me vendosjen e regjimit, si , (bashkëthemelues i Ballit Kombëtar dhe i Partisë Socialdemokrate), (Balli Kombëtar) apo profesor ̈ (Legaliteti). Familjet e tyre në Shqipëri ishin ato që vuajtën zgjedhjen e profesorëve që shkëlqyen në Perëndim.
Të tjerë u dënuan në vend, me vdekje, me burg, me internim, mosushtrim të të drejtave e lirive, mohim të pronësisë intelektuale. Mes tyre avokati (i vdekur në hetuesi), kimisti (i pushkatuar me intelektualët e bombës në ambasadën sovjetike) (pushkatuar me grupin e deputetëve), ̈ (pushkatuar me pjesëmarrësit e Kongresit të Lushnjës), nacionalisti pejan (pushkatuar nga gjyqi ushtarak i 1945), nacionalisti (pushkatuar si eksponent i Ballit në 1945), (pushkatuar me grupin e dytë të deputetëve në 1948), shkrimtari (dënuar me burg, survejuar gjithë jetën, hequr disa herë e drejta e botimit) gjuhëtari (zotërues i 12 gjuhëve të huaja) transliteruesi i teksteve arbëreshe (zotërues i 11 gjuhëve të huaja), (dënuar familjarisht), . . , atentator në tentativë i Musolinit, (vrarë në burgun e Pejës, në 1946), (po ashtu atentator në tentativë i Duces, i dënuar si ballist), botuesi (i dënuar me burg), etj.
Të tjerë, makina e pushtetit i gllabëroi rrugës, si ̈, , , , ̈ , .Të tjerë zgjodhën të tërhiqen nga veprimtaria politike e të shkojnë një jetë të qetë.
AIDSSH u shpreh se krijimi i tablosë së plotë të shqiptarëve të dënuar në Ventotene dhe ishujt kufitarë e më gjerë në të gjithë Italinë, në qendra të ndryshme të dedikuara, Bari, (Grumo), Perugia (Colfiorito, Monte Santa Maria Tiberina), si edhe në Shqipëri, është impenjativ.