Qarku i Lezhës është përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar gjatë orëve të natës deri në mëngjesin e kësaj të mërkure.
Sipas të dhënave të Shërbimit Metereologjik Ushtarak, Gjadër dhe Drejtoria Rajonale e Ujitjes dhe Kullimit kanë rënë mesatarisht 36 mm shi.
Raportohen probleme në rënjen e inerteve në rrugë në njësinë Adminitrative Milot, në fshatin Shkopet, po kështu raportohet dhe në fshatin Delbnisht, afër kufirit me fshatin Shullaz.
Ndërkaq, raportohen probleme në qytetin e Rreshenit, nga dalja e lumit të Zmejës, në disa vende përroi ka dalë nga shtrati, si rezultat kemi prezencë uji në oborret e disa banesave por jo në banesa.
Probleme të furnizimit me ujë të pishëm nuk raportohet, kurse me energji elektrike ke patur ndërprerje , kryesisht në zonat rurale, përshkak të rrjetit të amortizuar.