MENU
klinika

Nga Alban Daci

Samiti III i Diasporës është një nismë e nevojshme, dobishme dhe e drejtë për interesin kombëtar!

21.11.2023 - 17:45

Nga Alban Daci

Shqipëria nuk është pronë politike e askujt, por është Atdheut i çdo shqiptari, pavarësisht se ku ka lindur dhe ku ka zgjedhur të jetoj! Kush e trajton Shqipërinë mbi interesa apo pasione politike nuk i shërben interesit kombëtar, por interesave të ngushta! Shteti identifikohet me institucionet dhe nuk është pronë e një filozofie politike apo e një grupimi politik. Shteti shqiptar është streha dhe mburoja e çdo shqiptari pavarësisht ku ka zgjedhur të jetojnë dhe ku ka lindur! Shtetësia është lidhje juridike me një vend, kombësia është lidhje natyrore, gjaku, historike, kulturore, gjuhësore pandarë me Atdheun! Emigracioni është fenomeni që ka shoqëruar historinë e popujve dhe si të tillë edhe atë të popullit shqiptar. Shumë shqiptarë për arsye të ndryshme kryesisht ekonomike, por jo vetëm kanë zgjedhur të emigrojnë kryesisht drejtë Perëndimit, por jo rrallë herë edhe drejt lindjes e në mënyrë të veçantë drejtë Turqisë! Shqiptarët kanë emigruar me vullnetin e tyre, por shpesh janë shpërngulur edhe me dhunë si pasojë e konflikteve, por ndër vite kanë krijuara një pasuri të madhe me kontribute të jashtëzakonshme për Atdheut e tashmë mund t’a etiketojmë “Diaspora”!

Shqiptarët ishin mësuar në të kaluarën të emigronin, të kontribuonin për vendin, por nuk ishin mësuar që ky i fundit tu dedikonte mikpritje të veçantë për t’a. Tashmë një traditë shumë e mirë është krijuar “Samiti i Diasporës” i cili mbledh elementët më të mirë të shqiptarëve që jetojnë jashtë për t’u mbledhur në Tiranë për tu takuar mes veti, për të shkëmbyer eksperienca, por edhe për t’u takuar e diskutuar me përfaqësuesit e institucioneve shqiptarëve për mundësi bashkëpunimi dhe për të koordinuara politika të shëndosha në shërbim të drejtave të shqiptarëve që jetojnë jashtë, por edhe për të maksimalizuar efikasitetin e mendjes dhe të burimeve njerëzore dhe ekonomike të shqiptarë për zhvillimin dhe sfidat e Shqipërisë sidomos në atë të anëtarësimit me të drejta të plota në BE! Këtë herë është mundësia më e mirë për të folur e mundësuar votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë e sigurisht që do të diskutohet për këtë që unë e cilësoj si çështje përfaqësimi dhe angazhimi politike të shqiptarëve që jetojnë jashtë sesa vetëm si një mundësi për të ushtruara një të drejtë kushtetueses si është e drejta e votës! Tashmë jemi në “Samitin e tretë” të Diasporës që do të zhvillohet në Tiranë që është e mbetët kryeqyteti i çdo arbëreshi dhe çdo shqiptarit, pavarësisht se ku ka lindur dhe ku jeton!

Këtë herë si rrallë herë do të bashkohen të gjithë autoritetet shqiptare të Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut! Ja, pra Diaspora është edhe një simbol i rëndësishëm i unifikimit kombëtar përtej bindjeve politike duke vendosur të parin interesin Kombëtar! Ky Samit ashtu si edhe dy të tjerët, por edhe të tjerët që do të vijnë bëjnë pjesë tek një traditë e mrekullueshme që duhej, ishte e nevojshme, që kishte munguar dhe tashmë nuk do të mungoj! Teknologjia e Ka kthyer Diasporën nga një realitet virtual në një realiteti të rëndësishëm real shumë të rëndësishëm për veten duke formuar networket por edhe për vendit duke intensifikuar politikat shtetërore në drejtime të rëndësishme dhe konkrete!
Shqiptarët që jetojnë jashtë kanë mundësinë në këtë samit të mblidhen, të takohen, të njihen, të shkëmbejnë eksperienca, ide, të njihen e të takohen me përfaqësuesit e institucioneve shqiptare dhe të marrin nisma konkrete në forcimin e interesit kombëtar!