30.11.2023 - 13:53
Reshjet e dendura të shirave të rëna ditët e fundit kanë shkaktuar probleme të ndryshme në Qarkun Dibër.
Si pasojë e reshjeve të shiut një masiv i madh dheu mbuloi rrugën nacionale Klos-Qaf Buall në fshatin Kloskatund. Për pasojë qarkullimi i mjeteve në këtë segment rrugor u bllokua për disa orë.
Rrëshqitja e dherave vijon t’i afrohet edhe disa banesave. Çarja e tokës duket si të ishte bërë nga një tërmet i fuqishëm.
Banorët që jetojnë aty pranë apelojnë për ndihmë që të ndërhyhet sa më shpejt pasi rrëshqitja mund të vijojë dhe t’ju rrezikojë shembjen e shtëpive.