MENU
klinika

Kishin kultivuar mbi 10 mijë bimë narkotike

Shkodrë, bien në pranga tre persona e gjashtë në kërkim

26.11.2023 - 13:16

Ka përfunduar operacioni “Alpe të Pastra”, ku më shumë se 10 mijë bimë narkotike janë asgjësuar nga policia e Shkodrës gjatë një kontrolli në zona e thella malore të fshatrave Kir dhe Pult. Në pranga ranë shtetasit Arben Shpati, Pavlin Shpati, Aurel Fejzo, Dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve Gjovalin Shpati, Artan Shpati, Aleksander Shpati, Fatmir Shpati, Mhill Shpati, Aleksander Rrasa.

Njoftimi:

Shkodër/Hetime proaktive të thelluara dhe veprime policore intensive, për identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike, të asgjësuara në të gjithë territorin e qarkut, në kuadër të operacionit “Alpe të pastra”.

Kishin kultivuar 10 274 bimë narkotike kanabis, në fshatrat Kir dhe Pult, të cilat u asgjësuan nga Policia, në muajin gusht, në kuadër të fazës së 12-të të operacionit “Alpe të pastra”, kapen dhe ndalohen 3 shtetas, vijon puna për kapjen e 6 të tjerëve.

Këta 9 shtetas, të cilët vepronin si grup kriminal në fushën e narkotikëve, dyshohet të kenë kultivuar bimë narkotike edhe në zona të tjera të Malësisë së Shkodrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat hetimeve disamujore, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë bënë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar të kultivimit të 10 274 bimëve narkotike, në fshatrat Kir dhe Pult, që janë gjetur dhe asgjësuar nga Policia, në muajin gusht 2023, në kuadër të fazës së 12-të të operacionit “Alpe të pastra”.

Si rezultat, janë kapur dhe ndaluar 3 prej autorëve të dyshuar, shtetasit: A. Sh., 34 vjeç dhe P. Sh., 41 vjeç, banues në fshatin Bardhaj; A. F., 23 vjeç, banues në Gramsh.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit: Gj. Sh., 37 vjeç, A. Sh., 30 vjeç, A. Sh., 34 vjeç, F. Sh., 34 vjeç, M. Sh., 31 vjeç dhe A. Rr., 23 vjeç, banues në fshatrat Bardhaj dhe Grude e Re.

Këta shtetas kanë lidhje familjare dhe shoqërore me njëri-tjetrin dhe nga veprimet hetimore dyshohet se kanë bashkëpunuar duke vepruar në formën e grupi kriminal ku secili kishte rolin e tij, nga sigurimi i farave narkotike deri në kultivimin, prodhimin dhe shitjen e lëndës narkotike.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rasteve të tjera të kultivimit të bimëve narkotike nga këta shtetas, në zonën e Dukagjinit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vidhte me dhunë shuma të konsiderueshme parash

Arrestohet ‘i tmerrshmi’ i Shkodrës

Policia bën bilancin e operacioneve

Çfarë ndodhi gjatë javës në Shqipëri

Konfiskohet shumë e madhe parash

Aksion blic i Policisë në të gjithë vendin