MENU
klinika

Sipas Kendall Jenner

Si ta ktheni një fustan të gjatë dimëror në një veshje joshëse

25.11.2023 - 08:06

Nëse deri dje keni menduar se fustanet e leshta dhe të ngrohta dimërore janë zgjedhje për përditshmërinë apo punën në zyrë, pasi të shihni foton e fundit para pasqyrës së Kendall Jenner me siguri që do të ndryshoni mendje.

Si ta ktheni një fustan të gjatë dimëror në një

Kendall postoi një selfie para pasqyrës, ku duket e veshur me një fustan gri, të trashë, në dukje mjaft modest. Me një jakë asimetrike, mëngë të lirshme deri te bërrylat, por me një të çarë delikate, Kendall Jenner sapo u dha formulën e stilit shumë vajzave që duan të vishen thjeshtë, por njëherësh të duken seksi.

Materiali i trashë i fustanit dhe jaka tipike për gocat me qafë të gjatë, janë elementë që bien në sy, ndërkohë që modeli nxjerr në pah belin, ndërsa e çara elegante e fustanit e sofistikon disi siluetën femërore në tërësi.

Ky fustan, mund të jetë zgjedhja juaj për festa, sidomos nëse ndiqni rregullat e kombinimit të supermodeles: vathë të mëdhenj, çizme deri te gjuri dhe një çantë-kuletë elegante.

Ja tri propozime të tjera fustanesh që i afrohen stilit të saj:

#1

Si ta ktheni një fustan të gjatë dimëror në një

#2

Si ta ktheni një fustan të gjatë dimëror në një

#3

Si ta ktheni një fustan të gjatë dimëror në një

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Arsyen do ta kuptojnë të gjitha vajzat

Kendall dhe Kylie nuk kanë folur një muaj!