Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, (SPAK) ka nisur një hetim pasuror për këngëtaren e njohur, Elvana Gjata, pasi emri i saj u përmend në përgjimet e Sky Ecc, të cilët çuan në burg, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të shtetit.
Sipas komunikimeve në aplikacionin “SKY” mes Ervin Matës dhe Erzen Breçanit, biznesmeni i ka thënë ish-drejtorit te Policise se “do t’i dërgojë 500 mijë euro përmes llogarisë së Elvanës”.
PERGJIMET
“Më datë 18.08.2020 Erzeni pasi ka marrë në posedim aparatin telefonik me SkyECC, i dërgon mesazh zanor. Komunikon me djalin e tij Eralbi Breçani dhe i tregon që aparatin telefonik ia ka blerë Bujar Ajeti për shkak se janë përgjuar.
Erzeni i tregon që ka patur një bisedë me Ervin Matën dhe ky i fundit i ka ofruar 500 mijë euro borxh për ta ndihmuar për ndërtimin e një HEC-i, por Erzeni ka refuzuar.
Ai i kërkon të birit që mos të vazhdojë me aktivitetin e tij jashtë shtetit duke rrezikuar dhe për t’i vënë në dukje rrezikshmërinë i tregon edhe për rastin qe e ka përgjuar policia së bashku me Bujar Ajetin. Ata shkëmbejnë mesazhet:
‘Ç’a je ka bani ju? Si asht Ervini?…Nuk pata kohë me të thanë se mtha mue po ti dergoj nga llogaria e elvanes 500 mij euro borxh…E maroj punet sa t’i kalosh kto halle…I thashë jo ne asnje menyrë…I ka Eralbi po nuk ka me ç’ka i sjell tha, kam njerez une që i sjellin sa te dush… Tash sa ka i bjen ne mend hic per HEC-in me than te drejten…”, thuhet ne dokumentin e SPAK.
*Pjesë nga dokumenti ku shpjegon nisjen e hetimeve te SPAK:
Elvana Gjata, e bija e Fatmir dhe e Donika, e datëlindjes 03.02.1987, lindur në Tiranë.
Matilda Grabova, e bija e Bajram dhe e Albana, e datëlindjes 28.04.2000, lindur në Durrës
Marko Grabova, i biri i Bajram dhe i Albana, i datëlindjes 11.10.2005, lindur në Durrës.
Jonida Babameto, e bija e Trifon dhe e Llambrini, e datëlindjes 24.10.1977, lindur në Fier.
Egon Babameto, i biri i Petrit dhe i Liri, i datëlindjes 28.01.1963, lindur në Durrës.
Edo Babameto, i biri i Egon dhe i Jonida, i datëlindjes 09.09.2006, lindur në Tiranë.
Luna Babameto, e bija e Egon dhe e Jonida, e datëlindjes 12.02.2008, lindur në Tiranë.
Ervin Mata, i biri i Luan dhe i Merita, i datëlindjes 10.08.1987, lindur në Tiranë.
Luan Mata, i biri i Zeqir dhe i Hanife, i datëlindjes 01.05.1960, lindur në Lejcan, Dibër.
Merita Mata, e bija e Fejzi dhe e Qerime, e datëlindjes 16.12.1960, lindur në Tiranë.
Emis Mata, e bija e Fejzi dhe e Qerime, e datëlindjes 29.08.1997, lindur në Tiranë.
NGJARJA NE BLLOK
Emri i këngëtares është përfshirë edhe në vrasjen në lokalin “Monopol”, më datë 4 tetor 2018, si pasojë e një përplasje me armë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, truprojë e Ervis Martinajt, ku ky i fundit mbeti i plagosur së bashku me shokun e tij Eljo Hato.
I përfshirë në konflikt ishte edhe Ajaks Bonjaku, i cili u vetëdorëzua në polici vetëm disa ditë pas ngjarjes. Në kërkim u shpallën tre persona: ish-komandoja Merviol Bilo, Ervin Mata (i dashuri i Elvana Gjatës) dhe Fabjol Alushi. Ky i fundit u arrestua nga policia vetëm para disa ditësh dhe më pas u la në masën detyrim paraqitje.
Si fillim u mendua se arsyeja e përleshjes ishte këngëtarja Elvana Gjata, por hetimet e mëtejshme zbuluan se bëhej fjalë për një sherr të mbartur të të fejuarit të saj, Ervin Mata, me disa persona të tjerë, ku përmendet emri i biznesmenit Eldi Dizdari .