MENU
klinika

Mungon vetëm Ramadani

Sylvinho “shtrydh” legjionarët, shqiptarët rikthehen në Serie A

24.11.2023 - 15:47

Legjionarët e Serie A mbeten “zemra” e ekipit përfaqësues, baza më e rëndësishme. Nga dyshja e Empolit, Berisha-Ismajli, tek Asllani për të vijuar te Nedim Bajrami, Hysaj dhe Gjimshiti, të gjithë u kthyen menjëherë në ekipet respektive. Empoli shpreson shumë që Berisha dhe Ismajli të vijojnë me formën e tyre fantastike ndërsa janë stërvitur rregullisht me pjesën tjetër të ekipit.

Me shumë minuta në këmbë, por me më shumë vetëbesim edhe Asllani është stërvitur rregullisht me Interin në vigjilje të sfidës kundër Juventuesit, i gatshëm për të zëvendësuar Calhanoglu në çdo moment.

Pikëpyetja e madhe ka të bëjë me Hysajn i cili prej javësh nuk aktivizohet nga trajneri Sarri. Me grupin është stërvitur edhe Gjimshiti, gati për të udhëhequr Atalantën e tij në sfidën kundër Napolit. I vetmi legjionarë i padisponueshëm këtë javë është Ylber Ramadani i cili ka plotësuar numrin e kartonëve.