MENU
klinika

"Duke filluar nga java e ardhshme…"

U zgjodh në krye të AMP, Sulejmani nis menjëherë nga puna

24.11.2023 - 18:38

Pas prezantimit nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, kreu i ri i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Florian Sulejmani është zotuar se do të dënoj çdo punonjës policie që përfshihen në aktivitete të paligjshme.

Ai tha se nga java e ardhshme, punonjësit e policisë do të plotësojnë një formular, ku do të deklarojnë pasjen akses në aplikacionet SKYecc dhe EncoChat.

“Ju falënderoj për besimin dhe vlerësimin që më zgjodhët mua në krye të AMP. AMP ka nevojë për një ridimensionim në filozofi, profesionalizëm dhe koncept. Është hallkë e rëndësishme e zinxhirit ligjor për të parandaluar përfshirjen e policëve në veprimtari antiligjore. Jam i vendosur për të dënuar cdo punonjës policie, apo të Gardës apo Zjarrfikës, që do të abuzojnë me detyrën apo do të përfshihen në veprimtari të paligjshme dhe do ta zbatoj me prova dhe fakte. Duke filluar nga java e ardhshme, Agjencia do të ndërmarrë veprime ligjore që do të ndikojnë drejtpërdrejtë në qartësimin e opinioneve dhe përgjegjësisë së punonjësve të policisë. Do të përgatisim një formular, ku çdo punonjës policie do të deklarojë pasjen akses në aplikacionet si sky dhe ecro”, tha ai

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndryshohet dhe drejtuesi i Autoritetit të Aviacionit Civil

Qeveria propozon emrin e ri të drejtorit të AMF