MENU
klinika

Rama nxjerr shifrat për ekonominë

“Vitin e ardhshëm inflacioni do të rikthehet në nivelet e para krizës”

03.11.2023 - 19:52

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë e Zgjeruar të PS të mbajtur në Fier u ndal tek ekonomia. Teksa iu referua të dhënave të FMN, kreu i qeverisë u shpreh se ‘Shqipëria sot ka një nga ekonomitë me rezistente në rajon’.

Rama tha se me buxhetin e vitit 2024 borxhi publik është në 60%, me një ulje prej 15%, ndërsa theksoi se ka si synim që vitin e ardhshëm borxhin ta ulin nën 60%.

“FMN në misionin e vet të fundit theksoi se Shqipëria sot ka një nga ekonomitë me rezistente në rajon. Të kesh një ekonomi rezistente brenda kapacitetit që ke nuk është se e kanë të gjithë.

Nëse ne do të vazhdojmë të ecim përpara si deri tani me uljen e borxhit dhe me çeljen e negociatave ne bëhemi një shtet që mund të marrim vlerësimin dhe të kalojë në 2B.

E kemi përsëritur gjithmonë se është e rëndësishme.

Kemi pasur goditje të forta, që nga tërmeti tek pandemia dhe ndryshe nga vendet e tjera rreth e rrotull që janë vende anëtare të BE, ne 5 vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kemi pasur mbështetje financiare ekstra nga BE ose më saktë mbështetje të konsiderueshme.

Borxhi ynë shkoi deri në 75%. Sot që flasim me buxhetin e vitit 2024 ne jemi thuajse në 60% pra një ulje 15%. Projeksioni ynë është që vitin e ardhshëm ne do të zbresim nën 60%

Kemi njëkohësisht bërë diçka shumë të rëndësishme për të gjithë njerëzit. Ndërkohë që çmimi i energjisë u rrit në mënyrë të frikshme, asgjë nga kjo rritje nuk është reflektuar në faturën e dritave të asnjë familje shqiptare.

Është e çuditshme se duke qenë se ka një informim për faktet, por ka edhe një propagandë për faktet shumë njerëz thonë që është rritur çmimi i energjisë. Nuk ka rritje çmim. Ata që thonë na është rritur çmim, nuk pyesin fare sa po paguhet.

Inflacioni ka qenë një tjetër problem i madh. Nuk e them unë, e thonë të gjithë dokumentet e institucioneve ndërkombëtare.

Shqipëria pati dhe ka sot inflacionin më të ulët në Rajon dhe e ka inflacionin sot nën mesataren e BE. Aktualisht jemi me 4.1% dhe sipas BSH vitin e ardhshëm inflacioni do të rikthehet në nivelin e para krizës.

Shqipëria doli nga lista gri e task forcës së veprimit financiar dhe doli nga lista gri me vlerësime të larta për punën e bërë”, tha Rama.