MENU
klinika

“Bush nga meraku e kam...”

Zbardhen mesazhet e Erzen Breçanit me djalin në SkyEcc

24.11.2023 - 12:23

PAK thotë se Erzen Breçani e dinte për aktivitetin e paligjshëm të trafikut të drogës me të cilën merrej djali i tij. Madje në disa përgjime ai interesohet disa herë, ndërsa në një bisedë të datës 28 shtator 2020 i kërkon djalit të heqë dorë pasi e gjithë Shqipëria e kishte marrë vesh që ai kryente atë aktivitet të paligjshëm.

Në një bisedë me SkyEcc Erzen Breçani i kujton djalit se kishte tre vjet që merrej me trafikun e drogës dhe i kërkon të heqë dorë pasi në Shqipëri kishte dalë zëri që djali i Erzenit merrej me mall.

Me datë 28.09.2020 në orën 20:23:28,  Erzen Breçani (në sky i identifikuar me kodin K9B9EP) i dërgon këtë mesazh Eralbin (në sky i identifikuar me kodin S7DEGI)

“….kontrollova kutin se mos kan fut noj cipe kur ta marrresh ti te kspin me te…Nuk duhet me pas bes kuj ne shaipni…Mos ki bes kuj…Mos u shqiptar… Ghuj atij dhokut tan… Thuj… Po du me te than se tan kta ne shqiperi folin e thon djali erzenit ka bjen mall ka punon me drog se e njof mir bashkimin e shqiptart… Po du me than qe mos u merr me ta ma… Shqiperin mos e flliq mos e orish a si me te than asht ndryshe me ounie jash e ndryshe ktu…Bush nga meraku e kam…E duhet me te tregu kto gjana…Ke ba i premtim se nje vit do e provoj u ban tre bush…”- thuhet në dosje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tentoi eliminimin e dy vëllezërve shqiptarë në Britani

I ‘forti’ i Kukësit transportohet nën masa sigurie drejt Tiranës

“Dalja e këtyre përgjimeve mund të sjellë vrasje”

Eksperti Karamuço bën paralajmërimin e ‘bombë’: Pritet një skandal i madh