MENU
klinika

Bota duhet të nisë të përgatitet

A do të largohet Amerika nga NATO pas një viti?

18.12.2023 - 07:30

Në sondazhet e fundit, Donald Trump është përpara Joe Biden dhe megjithëse rizgjedhja e tij është një ngjarje statistikisht e pamundur, liderët botërorë po e vlerësojnë gjithashtu këtë skenar…

Asgjë nuk është e përjetshme në historinë njerëzore. Edhe ato aleanca midis kombeve që në periudhën e shkurtër të përvojës sonë na duken të pavdekshme, kanë një datë skadimi. A do ta shpallë Amerika daljen e saj nga NATO pas një viti? Tani duhet të pyesim mirë veten.

Në sondazhet e fundit, Donald Trump është përpara Joe Biden në sfidën e drejtpërdrejtë mes të dyve. Brenda Partisë Republikane, një muaj para fillimit të zgjedhjeve paraprake, hendeku që ai u imponon ndjekësve të tij (Nikki Haley dhe Ron DeSantis) mbetet i paimagjinueshëm.

Trump still needs NATO just like NATO still needs America — and the latest Russian indictments prove it

Edhe ata që e cilësonin të pamundur rikthimin e Trump, tani kanë filluar të mendohen sërish.

Të njëjtën gjë po bëjnë edhe qeveritë në mbarë botën, ku secila po shef pasojat që do të sjellë rikthimi i Trump për vendet e  tyre. Dhe pasoja më e madhe që mund të trazojë botën është dalja e SHBA nga NATO, premtim ky i bërë nga Trump.

Një rizgjedhje e Trump do të ishte një “mjellmë e zezë” – një ngjarje statistikisht shumë e pamundur dhe me pasoja tronditëse nëse bëhet e vërtetë – por në këtë epokë, mjellmat e zeza, në vend që të jenë të rralla, kanë zakon të mbushin botën tonë. (Nga 11 shtatori 2001 i Osama Bin Ladenit deri më 7 tetor 2023 i Hamasit, duke kaluar përmes krizës financiare të 2008, Brexit dhe Trump 1 në 2016, pandemia apo Ukraina).

Burimi: Corriere della Sera