Gazment Bardhi, i pyetur nëse aspiron drejtimin e Partisë Demokratike, ka thënë se për momentin nuk ka këtë ambicie.
Bardhi u shpreh në studion e News24 se ambicia e tij është forcimi i opozitës dhe PD-së, ndërsa tha se po punojnë në një projekt të përbashkët për ta arritur këtë.
“Për momentin nuk e kam këtë ambicie. Ambicia ime është forcimi i opozitës dhe PD. Kam bërë gjithçka për këtë. Edhe betejën me Berishën për një kohë të gjatë dhe i lënë vetëm e kam bërë për të forcuar opozitën dhe kam hequr dorë kur kam kuptuar sejo vetëm nuk po e forconimin, por po shkrimin opozitën.
Jemi në pikën ku jemi dhe mendoj se roli i secilit është si PD të bëhet bashkë. Të bashkohet në ide, parime dhe rregulla, jo në interes të demokratëve opozitarë dhe Shqipërisë.
Nuk jemi në fazën ku të themi kush duhet të ikë, kur kemi parë që askush nuk ikën. Ne jemi duke punuar për një projekt që forcon PD”, tha Bardhi.