MENU
klinika

Bastisen zyrat e organizatave përfituese

Abuzim me fondet e huaja? Ish-ministri Beqaj dhe bashkëpunëtorët e tij në përgjim

29.12.2023 - 15:34

Në banesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj janë zhvilluar kontrolle pas një vendimi të datës 27 dhjetor, firmosur nga gjyqtarja e Posaçme, Rudina Palloj.

Mësohet se kontrolli në banesën në Rrugën e Barrikadave është bërë në kuadër të hetimeve që po ndiqen për koncesionin e “Sterilizimit”.

Krahas tij, kontrolle janë ushtruar dhe në banesat e disa prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të tijm në Agjencinë Shtetërore të Programin Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, e njohur si SASPAK.

Kontrollet janë urdhëruar pas dyshimeve të forta për abuzime me fondet e huaja, ku në përgjime janë kapur disa nga bashkëpunëtorët e tij, çka ka çuar SPAK deri në vendimin për të ushtruar kontroll në banesat e tyre, ku janë marrë dokumente, kompjuterë, si dhe celularët e tyre për të zbërthyer komunikimet mes palëve.

Sipas burimeve të Neës24, besohet po ashtu se janë bastisur dhe zyrat e disa organizatave që kanë përfituar fonde nga SASPAK.

Burimet konfirmojnë se bashkëpunëtorët e Beqajt, janë mbajtur nën përgjim dhe vëzhgim kohët e fundit, sikurse dhe vetë ish-ministri i cili u largua nga drejtimi i agjencisë SASPAK, pasi gjykata caktoi masën e sigurisë për të detyrim për paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit, nën dyshimet për shpërdorimin detyre në lidhje me koncesionin 100 mln eurosh të sterilizimit.

Hetimi i ri, i çelur nga SPAK, është duke u zhvilluar për korrupsion, abuzime me tenderat dhe lidhje të Beqajt me kompaninë farmaceutike “Delta Pharma”, si dhe favorizim të saj gjatë kohës që ishte ministër shëndetësie.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si i shiti kapitalet kur nisi hetimi për Sterilizimin

Gruaja e Ilir Beqajt, aksionere në një kompani që lidhet me ‘Delta Pharma’!