Avokatja e Alma Kaçit, Natasha Velia tha për “Review” se tashmë SPAK e ka verifikuar që mes klientes së saj dhe Abedin Oruçit, personi që kishte dijeni për videoskandalin me kryeashkiakun Safet Gjici, nuk kishte elementë bashkëpunimi.
Paratë që Alma Kaçit i janë gjetur i janë kthyer Oruçit, pasi sipas verifikimit të SPAK, ishin para që i takonin atij dhe nuk kishte në të produkt krimi.
“Nga SPAK është konstatuar që nuk ka pasur elementë bashkëpunimi. Aty është konkretizuar, sepse i është sekuestruar një shumë që i është gjetur në ditën që është arrestuar dhe SPAK-u ia ka kthyer këtë shumë, pasi ka verifikuar që kjo shumë nuk ishte produkt krim.
SPAK duke u bazuar në përgjimet mes Alma Kaçit dhe Abedin Oruçit, e ka kthyer këtë shumë. Ai mund të ketë qenë natyrë altruiste, mund t’i ketë dhënë para për naftë, kaq është diskutuar, sepse mbase ajo mund të ketë pasur nevojë. Këtë shpjegim ajo nuk e ka dhënë as në SPAK”, tha avokatja.