MENU
klinika

“Duhet të ishte aty patjetër!”

Artan Hoxha tregon pse u paraqit Mediu në gjyq

01.12.2023 - 11:04

Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka treguar detaje nga paraqitja e Fatmir Mediut sot në gjyq për çështjen që po zhvillohet ndaj tij.

Sipas Hoxhës, Mediu është paraqitur sepse sot do të dëshmonin vartësit e tij.

“Në media u fol për atë faksin, ku thuhet “për Shkëlzenin”, këta e bënë “për Shkëlzen Berishën”. Por, zoti Mediu doli dhe tha njoh vetëm një Shkëlzen, që e kam patur drejtor, Shkëlzen Madani. Vetëm futja e kësaj fjalisë sot, “për Shkëlzenin”…

Mediu sot duhet të ishte patjetër në sallën e gjyqit. Pse vajti sot? Sepse dëshmitarët ishin të gjithë punonjës të ministrisë së mbrojtjes, vajti atje dhe i pyeti, ju kam thënë gjë unë për këtë faksin? Pa Mediun si do të shkonte procesi?

Një nga anëtarët e konferderatës të opozitës, e ka kapur ky faksi… Ai do të merret me konfederatën apo me gjyqin? Ai i Partisë së Lirisë, do të merret me konfederatën e opozitës, apo me SPAK-un?

Mediu u detyrua, të kërkojë falje. Ai tha nuk kam përgjegjësi penale por e kam morale.

Sot sistemi i drejtësisë synon parandalim dhe flagrancën. Por ne po merremi me çështje të para 15 viteve”, tha ndër të tjera Hoxha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Kallëzime penale për kryetarë bashkie”

Hoxha: Leli mund të jetë një nga “shënjestrat” e Ramës

Hoxha: Kemi vjeshtë interesante përpara…

“Shkëlzen Berisha dhe Bumçi, dëshmitarë për Gërdecin!”

Punonjësit e “fabrikës së vdekjes” rrëfejnë skandalet

Debate në gjyq/ Mediu refuzon përballjen me familjarët e viktimave të Gërdecit

"Kërkon të më vrasë me duart e të tjerëve!"

Artan Hoxha i përgjigjet ashpër sulmit të Berishës: I ka duart me gjak


U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve