MENU
klinika

Procesi gjyqësor ndaj Belerit

Avokatët kërkojnë përjashtimin e gjyqtarëve

19.12.2023 - 17:28

Në Gjykatën e Posaçme vijon procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili kërkon të betohet.

Në seancën e sotme, e cila vijon, avokatët kanë kërkuar. përjashtimin e gjyqtarëve Erjon Cela dhe Irena Gjoka për njëanshmëri.

Kujtojmë se seanca për Belerin ishte shtyrë me qëllim që i pandehuri Pandeli Kokaveshi të jepte pëlqimin për të dhënë dëshmi në seancë.

Policia referonte se nuk e kishte gjetur, ndërsa avokati solli një deklaratë sipas së cilës ai ndodhet në Greqi për arsye shëndetësore.

Ai kishe bërë një deklaratë para autoriteteve greke, para të cilave theksonte se nuk jep pëlqimin për të dëshmuar.

Kujtojmë se Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023.

Prokuroria e akuzon Belerin për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, duke pretenduar se ka provuar tej çdo dyshimi se ai i kishte ofruar një bashkëpunëtori të policisë 50 euro për çdo votë që mund të gjente në favor të tij si kryetar i Bashkisë së Himarës.

Për të njëjtën vepër penale akuzohet edhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Do të ketë pasoja për Shqipërinë"

Arrestimi i Belerit, Mitsotakis reagon ashpër ndaj Ramës

"Ky vendim ndikon në marrëdhëniet me BE-në"

Arrestimi i Belerit, reagimi i ashpër nga Greqia: Skandaloze!


U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve