Kreu i grupit parlamentar të Rithemelimit Gazment Bardhi do të mbledhë nesër grupin Parlamentar të Partisë Demokratike.
Demokrati mësohet se iu ka dërguar një mesazh kolegëve të tij se mbledhja do të mbahet në orën 13:00 në sallën e grupit në Kryesinë e Kuvendit.
“Të nderuar kolegë, Si zakonisht, nesër, e martë, ora 13:00 do të zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar, në sallën e grupit në Kryesinë e Kuvendit. Ju falenderoj!”, thuhet në mesazhin e Bardhit.
Nderkohe qe as diten e sotme, kur Berisha kishte me shume nevoje pasi po i ‘tringellinin’ prangat para syve, Bardhi nuk eshte gjendur krah tij per te protestuar ndaj SPAK, duke realizuar braktisjen e radhes.