MENU
klinika

Tërhiqet Orban

BE hap negociatat për anëtarësimin e Ukrainës dhe Moldavisë

14.12.2023 - 20:31

Liderët e Bashkimit Evropian vendosën sot të fillojnë negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë.

Blloku gjithashtu i dha Gjeorgjisë statusin e vendit kandidat, pasi më parë i ishte mohuar një titull i tillë.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel e quajti këtë një dritë shprese për kontinentin tonë.

BE njoftoi se do të hapë negociatat me Bosnje dhe Hercegovinën pasi të arrihet shkalla e nevojshme e pajtueshmërisë me kriteret e anëtarësimit.

Komisioni Evropian do të duhet të raportojë deri në mars për progresin e bërë nga vendi ballkanik në mënyrë që të vendosë hapat e ardhshëm.

Ky është një hap i madh i Unionit pasi kryeministri hungarez, Viktor Orban, kërcënoi se do të vendoste veton ndaj dy shteteve kandidate.

“Zgjerimi nuk është një çështje teorike, është një proces i bazuar në merita, ligjërisht i detajuar, i cili ka parakushte. Nëse nuk i keni përmbushur kushtet paraprake, nuk ka asnjë shans për të filluar negociatat. Ne duhet të marrim sërish më vonë në rishqyrtim kërkesës së Ukrainës, kur të përmbushet prej tyre”, tha kryeministri hungarez.

Pas zgjidhjes së çështjes së zgjerimit, udhëheqësit e BE-së tani do të rishikojnë buxhetin e përbashkët të bllokut, i cili përfshin një fond special prej 50 miliardë eurosh për t’i ofruar Ukrainës mbështetje financiare afatgjatë.

Orban po ashtu njoftuar se është kundër këtij fondi.