MENU
klinika

"S’ka politikan të përjetshëm!"

Berisha drejt arrestit/ Kulluri: Shkeli të gjitha parimet!

18.12.2023 - 19:00

Në një intervistë në “Tirana Live”, në “ABC”, sekretari për mediat në PD, Edvin Kulluri foli për vendimin e Komisionit të Mandateve për votimin pro heqjes së imunitetit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Kulluri u shpreh se PD sot ka nevojë për një projekt politik dhe se ajo çfarë u ofrua nga Berisha ishte vetëm një projekt personal.

“Kjo punë besoj në këtë mënyrë do të arrinte. Edhe zoti Berisha edhe ata deputetë që nuk ishin në sallë, kanë votuar pro heqjes së Saimir Tahirit dhe Arben Ahmetaj dhe nuk ka kuptim të mos votosh për heqjen e imunitetit të zotit Berisha.

Pra nuk ke pse pengon hetimin nga organi i akuzës. Do të ishte një arritje e madhe po të kishim barazi para ligjit për të gjithë qytetarët. Nuk kemi pse të protestojmë për një politikan në këtë rast, zotin Berisha dhe jo për një tjetër”, tha Kulluri.

Gjatë kësaj interviste, Kulluri tha se Berisha është në gjendje të trazuar dhe se nuk është i qetë.

“Ka rënë mbështetja ndaj ish-kryeministrit dhe kjo është produkt i të gjithë vendimeve të tij që pas 2013, pasi shumë herë nuk e ka mbajtur fjalën. Zoti Berisha i shkeli të gjitha parimet. Nuk e mbajti fjalët për t’u larguar nëse humbiste zgjedhjet. Pra ka zhgënjyer opinionin publik dhe të gjithë mbështetësit e tij. Madje do të jenë gjithmonë e më pak. Berisha i ka prishur të gjitha elementet e virtytit, nuk ka politikan të përjetshëm. Kostoja që i është dhënë PD prej veprimeve dhe mosveprimeve të zotit Berisha ka qenë e madhe. Duhet hapur një perspektivë e re, pasi të gjithë e dinë se kjo rrugë nuk çon askund”, tha ndër të tjera ai.

Sa i përket kreut të PD Lulzim Basha dhe qëndrimit të tij, Kulluri tha se ka mbajtur qëndrime dhe se është shprehur për çështje të tjera, në takimet me strukturat e partisë dhe qytetarë.

“Për këtë çështje besoj do jetë i qartë qëndrimi të enjten në Kuvend. Do të jemi, ky konflikt i stisur nga Berisha për çështjen e non-gratës”, tha ndër të tjera ai.