Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se qeveria Rama po pasurohet duke si shushunja duke thithur gjakun e më të varfërve të shoqërisë shqiptare.
Në një video LIVE në FB, Berisha deklaroi se sot opozita është në këmbë më shumë se kurrë, ndërsa theksoi se mazhorancën e pret gjyqi i madh i kombit shqiptar.
Ish-kryeministri u shpreh se dita e sotme, ku Kuvendi do të autorizojë arrestimin e tij, është betejë.
“Sot opozita është në këmbë më shumë se kurrë. Kryeministër, ministra, e deputetë pasurohen si shushunja duke thithur gjakun e më të varfërve të kësaj shoqërie. këta i pret gjyqi i madh i kombit shqiptar, të ardhme nuk kanë,.
Kanë rreshtuar dhjetëra gardistë dhe struken prapa tyre për të mbrojtur krimin e tyre të shëmtuar.
Sot është ditë beteje ku do të qëndrojmë, është ditë frymëzimi sepse ajo që mendojnë ky grup kriminelësh ne do ta bëjmë pluhur me lëvizjen tonë të fuqishme. Sot thirrja “o sot, o kurrë” për liritë tona”, tha Berisha.