MENU
klinika

SPAK kërkon arrestimin

Berisha nis protestën para Kryesisë së Kuvendit; e pranishme edhe e bija Argita

18.12.2023 - 13:09

Ka nisur protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha teksa në orën 12:00 Këshilli i Mandateve do të shyqrtojë kërkesën për arrestimin e tij.

Në protestë si rrallëherë, përvceç ithtarëve, në protestë është edhe e bija e tij, Argita.

Ish-kryeministri akuzohet për “Korrupsion pasiv” për çështjen e ish-klubit sportiv Partizani.

Ndaj Berishës është caktuar masa e sigurimit “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim për të dal jashtë vendit”, por tashmë SPAK ka doreëzuar në Kuvend kërkesën për autorizim që ndaj Berishës të rëndohet masa e sigurisë.

Mësohet se rreth 700 efektivë policie janë lokalizuar përpara ambienteve të Kuvendit me qëllim mbarëvajtjen e protestës, përfshirë efektivë të policisë së Tiranës dhe të FNSH.

Raportohet se afër Kuvendit janë vendosur kamera me rezolucion të lartë për të identifikuar çdo lëvizje të protestuesve që policia të ketë të gjitha provat e mundshme nëse do të ketë incidente.

Vetë Ish-kryeministri Sali Berisha doli në një deklaratë për shtyp para protestës dhe bëri me dije se nuk do të marrë pjesë në atë mbledhje, që sipas tij poshtëron Kuvendin.

Në përbërje të Këshillit të Mandateve është kryeparlamentarja Lindit Nikolla dhe 4 deputetë të PS, ndërkohë që në pikëpyetje është prezenca e deputetëve të opozitës, për shkak se për 4 nga 5 ndaj tyre është marrë masa e përjashtimit.

Bëhet fjalë për Gazment Bardhi, Greta Bardeli, Ervin Salianji dhe Saimir Korreshi, të cilët i janë bashkuar aksionit të mbështetur nga Sali Berisha për moslejimin e zhvillimit të komisioneve parlamentare dhe seancave plenare deri në plotësimin e kërkesave të tyre për ngritjen e komisioneve hetimore.