10.12.2023 - 19:37
Çelsi pësoi një tjetër humbje në kampionat, kësaj radhe përballë Evertonit në transfertë duke i rrëzuar “Blutë” e Poçetinos në vendin e 12-të në renditjen e Premier Ligës.
Titullar në këtë takim ishte dhe Armando Broja, i cili i shkoi shumë afër golit në pjesën e parë.
Çelsi ka zgjedhur që të përdorë pikërisht sulmuesin shqiptar në postimin e vetë në “Instagram” për të komunikuar këtë humbje, i cili shfaqet i dëshpëruar, ku shkruan: “Disfatë sot”.