MENU
klinika

Dy pistat ku po hetohet

Çfarë ndodhi gjatë natës në Kurbin, dëshmia e efektivit!

12.12.2023 - 11:12

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur gjatë natës në Kurbin të Laçit, ku një efektiv policie pretendon se është kërcënuar.

Në dëshminë e dhënë për kolegët e tij, ai ka deklaruar se dy persona të armatosur dhe të maskuar i kanë dalë para.

Efektivi ka pretenduar se ata kanë qëlluar në ajër dhe e kanë kërcënuar.

Ai ka deklaruar se nuk ka arritur që t’i njohë dy personat që i bënë pritë në rrugë.

Policia po heton dy pista, faktin që deklarata e efektivit mund të jetë e vërtetë, por edhe e inskenuar pasi në vendngjarje nuk janë gjetur gëzhoja.

Në Lezhë ndodhet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.