21.12.2023 - 10:38
Njësoj si një javë më parë., deputetët e Berishës janë përballur me gardën në derën e Kuvendit. Me në krye Flamur Nokën, Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, deputetët kërkojnë që të futen në sallën e Kuvendit, por nuk janë lejuar.
Ndonëse nuk janë të përjashtuar, garda ka bërë bllokimin e tyre.
“Hapeni derën, ku e keni urdhrin”, dëgjohet të thotë Albana Vokshi.
Të përjashtuar janë Edmond Spaho, Saimir Korreshi dhe Kastriot Piroli. Sot në seancë pritet të votohet heqja e imunitetit të Sali Berishës.