MENU
klinika

Autorët e vëzhguan dy ditë...

Dalin detaje të reja nga vrasja e Etjan Nikulaj

04.12.2023 - 11:07

Etjan Nikulaj, i cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në hyrje të qytetit të Lezhës është mbajtur në vëzhgim nga autoret për të paktën dy ditë me radhë.

Në këtë konkluzion kanë dalë hetuesit pas këqyrjes së kamerave të sigurisë të bizneseve në zonën e Lezhës dhe të Shëngjinit, ku qëndronte dhe lëvizte më së shumti viktima.

Sipas burimeve automjeti tip ‘BMW’ ngjyrë gri e përdorur nga atentatorët që e gjet e djegur në zonën e Rinasit është fokusuar edhe një ditë para ngjarjes duke lëvizur në zonën e Lezhës, por nuk është arritur identifikimi i personave që kanë qenë brenda makinës, pasi ata janë treguar të kujdesshëm.

Ndërkohë deri tani janë shoqëruar dhe marrë në pyetje mbi 10 persona, mes të cilëve dhe pjesëtarë të fisit Lekstakaj me të cilët janë në hasmëri fisi Nikulaj, por nuk është arritur të provohet që të kenë lidhje me ngjarjen dhe ata janë lënë sërish të lirë. Pista kryesore e hetimeve është ajo e gjakmarrjes, por pa përjashtuar edhe konflikte të tjera që mund të ketë patur viktima gjatë kohëve të fundit të cilat po kalohen në sitë nga ana e hetuesve me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.

Nga ana tjetër është zbardhur edhe ekspertiza mjeko-ligjore në trupin e viktimës.4 0-vjeçari Etjan Nikulaj është përshkuar nga 7 plumba në pjesë të ndryshme të trupit, ku dy prej tyre i kanë prekur organet jetësore duke i marrë edhe jetën.

Si ndodhi vrasja?

Entjan Nikulaj, 40 vjeç mbeti viktimë e një atentati me armë zjarri mbrëmjen e (2 dhjetorit) në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e quajtur “Ura e trenit”.

Paraprakisht mësohet se autorët janë larguar me BMW ngjyrë gri, me targa të vjedhura, AB 138 HT.

Vetëm pak kohë pas kësaj ngjarje, pranë aeroportit në Rinas u gjet në flakë një automjet, i cili dyshohet se u përdor nga autorët e dyshuar në atentatin e kësaj të shtune. Brenda në automjet u gjetën dy armë zjarri.

Entjan Nikulaj është djali i xhaxhait të biznesmenit Ardian Nikulaj, ky i fundit i ekzekutuar në lokalin e tij në Shëngjin më 19 Prill të këtij viti. Biznesmeni u vra si pasojë e hasmërisë 26-vjeçare mes fisit Lekstakaj dhe Nikulaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Debati për 5 mijë lekëshin solli atentatet e njëpasnjëshme

Si nisi konflikti midis dy familjeve Nikulaj dhe Lekstakaj